E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Paola: Dyert e NATO-s ende të hapura për Maqedoninë


Alenaca e NATO-s sërish ka deklaruar se çështja e emrit është pengesa e vetme që pengon integrimin e Maqedonisë në këtë organizatë ndërkombëtare.

"Ftesa për Maqedoninë për anëtarësim në NATO është e hapur dhe sapo të zgjidhet emri ajo do të bëhet pjesë e Aleancës", deklaroi kryesuesi me komitetin ushtarak të NATO-s, admirali Xhiampaolo Di Paola në fjalimin para Fondacionit Heritixh në Uashington.

Ai tha se ende është në tryezë ftesa për anëtarësim në NATO dhe sapo të zgjidhet kontesti me emrin, Shkupi do të bëhet anëtare e NATO-s.

"Ky është sinjal i fuqishëm politik që e përsëritëm. Ne e llogarisim Shkupin jo vetëm si partner të fuqishëm, por edhe më shumë se kjo, pothuajse në Aleancë, për shkak se e vetmja gjë që e prolongon anëtarësimin në bazë është emri", ka deklaruar Di Paola.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›