Haiti, 222. 517 viktima nga tërmeti
Janë mbi 222. 517 persona që kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrimtar që tronditi Haitin më 12 janarin e kaluar.
Bilanci është bërë i ditur nga Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare.
Por, pritet që bilanci i personave të vdekur të rritet akoma sepse nën rrënoja dyshohet të ndodhen ende shumë trupa.
Pak ditë më parë, Presidenti i Hatit tha se se numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar mund të arrijë deri në 300 mijë persona.