Di Paola-Topalli: Italia, aleate e Shqipërisë në aspiratat për anëtarësim në BE
TIRANË-"Italia do të qëndrojë aleate e palekundur e Shqipërisë, në rrugën e reformave për integrimin evropian. E ardhmja e Shqipërisë, është në BE" -këtë mesazh i dha Kryetares së Kuvendit, ministri i Mbrojtjes së Italisë, Admiral Giampaolo di Paola, në takimin që zhvilloi sot në selinë e Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit tha se vizita e Admiral Di Paolo, një personalitet, jo vetëm i jetës politike të Italisë, është nder, për Parlamentin shqiptar dhe për të personalisht.
Kryeparlamentarja vlerësoi se kontributi i Italisë është themelor, në mbështetje të shqiptarëve dhe përpjekjeve të tyre , për liri dhe demokraci.
'Italia, tha Topalli, mbetet mbështetëse e veçantë e aspiratave të shqiptarëve gjatë gjithë historisë dhe arritjeve të tyre të jashtëzakonshme si, nënshkrimi I MSA, anëtarësimi në NATO, dhe liberalizimi i vizave.
Kryetarja e Kuvendit tha se në këtë Jubile të 100 Vjetorit të Pavarësisë, shqiptarët ndihen krenarë, që përpjekjet e tyre shekullore u kurorëzuan me sukses . “Shqipëria është faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në rrajon; ajo është anëtare e NATO-s dhe shqiptarët komunikojnë të lirë, pa viza në BE”.
Ministri italian i Mbrojtjes tha se Shqipëria ka pësuar transformime të fuqishme në këto 20 vjet dhe se, anëtarësimi në NATO, si aleate me të drejta të plota, në krah të demokracive evropiane, është një arritje e paimagjinueshme.
“Ne vlerësojme rolin shumë të rëndësishëm që trupat mbrojtëse shqiptare kanë në luftën kundër terrorizmit, dhe veçanërisht në kontribut të paqes në Afganistan. Ne ndihemi krenare që forcat italianë bashkëpunojnë ngushtë me ushtarët shqiptarë në sektorin e sigurisë dhe në tërë këtë mision fisnik-tha ministri Di Paola.
Duke u përqëndruar në zhvillimet e jetës parlamentare,Topalli rikonfirmoi se, zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropian janë dy shtyllat e axhendës parlamentare.
Ajo theksoi se, plotësimi i 12 rekomandimeve për marjen e Statusit të vendit kandidat, janë prioritet i Parlamentit.
"Pozita dhe opozita po punojnë së bashku në reformën zgjedhore, të Rregullores së Parlamentit dhe ngritjes së Gjykatës Administrative”- u shpreh Topalli.
Kryetarja e Kuvendit i shpjegoi gjithashtu Admiralit. Di Paola se, Shqipëria nuk kaloi në recesion nga kriza financiare botërore; ajo ka rritje të qëndrueshme ekonomike dhe po zbaton politika të suksesshme për stabilitetin makroekonomik. Njëkohësisht, tha Kryetarja e Kuvendit,"mazhoranca vazhdon të inkurajojë opozitën të miratojë heqjen e imunitetit të deputetëve dhe të zyrtarëve të lartë , si reformë bazë ligjore, në luftën kundër korrupsionit".
Nga ana e tij, ministri Di Paola nënvizoi se plotësimi i standarteve për marrjen e Statusit, kërkon angazhimin të gjithë faktorëve politkë. Ai rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Italisë në përballimin e sfidave për integrimin evropian.
(d.b/BalkanWeb)