Kryeministri grek: Ne provuam se mund të punojmë së bashku
ATHINE - Në mesazhin televiziv drejtuar popullit grek, kryeministri Lukas Papadhimos vuri në dukje se qëllimi i qeverisë së koalicionit të drejtuar prej tij, ishte frymëmarrja e vendit dhe arritja e marrëveshjeve për të ulur borxhin grek, misione që qeveria i realizoi.
"Qytetarët grekë janë të ftuar të votojnë për të vendosur se cilën rrugë duhet të ndjekë vendi tani e tutje. Sakrificat që kanë bërë ata vitet e fundit nuk duhet të humbasin", tha kryeministri.
"5 muajt e fundit treguan se pasi u ballafaquam me probleme të mëdha dhe rreziqe të jashtëzakonshme, në fund punuam së bashku duke kapërcyer dallimet dhe mundëm të marrim edhe vendime të vështira", tha ai.
Papadhimos tha se zemërimi i popullit është i kuptueshëm, pasi sic u shpreh, pesha e masave nuk është shpërndarë në mënyrë të drejtë.
Kryeministri u shpreh i sigurt se shoqëria greke nuk do të investojë në fatkeqësi, duke shtuar se zgjedhjet do të përcaktojnë kursin e Greqisë në dekadën e ardhshme.
Ai iu bëri thirrje forcave politike për të zhvilluar fushatën në një klimë demokracie dhe dialogu. Lidhje te tjera Greqi, zgjedhjet e përgjithshme do zhvillohen më 6 maj