Meshkujt me të cilët nuk duhet të martoheni kurrë...
TIRANE - Femrat, sikurse edhe meshkujt, shpesh dashurohen “pa mend” dhe pasi kalojnë fazën e kimisë së fortë, fillojnë të mendojnë racionalisht lidhur me lidhjen, duke çuar shpesh herë në prishjen e martesës. Për t'iu ardhur në ndihmë femrave, psikologu australian, Pat Connor, autor i librit “Me kë nuk duhet të martohesh” ka renditur disa nga llojet e meshkujve, të cilët sipas tij, nuk mund të jenë kurrë bashkëshortë ideal.
Sipas profesorit Connor, djemtë me të cilët nuk duhet të martoheni kurrë janë:
“Djemtë e mamit”
Djem të cilët nuk janë në gjendje të vendosin vetë për diçka, më shumë besojnë tek nëna e tyre sesa tek partnerja dhe presin që gruaja të përkujdeset për të në mënyrë të njëjtë, sikurse nëna.
Meshkujt që nuk dinë t’i përdorin paratë
Jo vetëm ata që kanë rrogë të vogël, por edhe që nuk dinë t’i rendisin prioritetet, ky tip i meshkujve është ngarkesë e tepërt për martesë. Kjo lidhje mund të pëlcasë shumë lehtë për shkak të grindjeve financiare.
Meshkujt që nuk kanë miq
Nuk është i rëndësishëm numri i miqve, por nëse nuk ka asnjë shok, atëherë shpesh kjo është tregues i karakterit të tij vetjak dhe të çuditshëm, gjë e cila nuk është e dëshirueshme në martesë.
Meshkujt që ju nënçmojnë në publik
Nuk është e rëndësishme arsyeja ose sjellja, veçse ndjenja e fyerjes dhe e përçmimit. Kjo tregon se ai mashkull nuk ka vetëkontroll, për të është e rëndësishme shfryrja e zemërimit. Ky tip i mashkullit gjithmonë dëshiron të dominojë, pra edhe në martesë.
Meshkujt që janë të paedukuar ndaj të tjerëve
Qoftë fjala për kamerierin, rojen e vendparkimit ose për arkëtarin, sjellja e paedukuar e shpreh karakterin e vërtetë të mashkullit, të cilin e fsheh nga gruaja, por me kohën patjetër do të dalë në sipërfaqe.
Meshkujt të cilët nuk mund të bëjnë shaka për veten
Sjellja e tillë zbulon pasigurinë dhe komplekset, ky tip nuk është bazë e mirë për marrëdhënie të suksesshme. Një tip i tillë është shumë kritikues ndaj të tjerëve, ndërsa fare pak ndaj vetvetes.
Meshkujt që nuk kundërshtojnë asnjëherë
Nëse keni një mashkull i cili miraton çdo veprim tuajin, kjo mund të jetë mirë në fillim, por shumë shpejt do t’ju mërzitet. Sepse te ky tip zbulohet karakteri maniak.
(er.nu/tg/BalkanWeb)