Turqi, Romela Begaj nënkampione e Evropës në dy garësh
ANTALIA - Romela Begaj është shpallur nënkampione e Evropës në kampionatin Europian që po zhvillohet në Turqi, duke arritur një rezultat të rëndësishëm sa i përket kualifikimeve të Shqipërisë në Olimpiadën e Londrës.
Peshëngritësja shqiptare u rendit e para në stilin e shkëputjes, duke ngritur 102 kilogramë, por në shtytje nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë, me 113 kilogramë.
Në dy garësh, ajo zuri vendin e dytë në Evropë, duke treguar se për momentin mbetet peshëngritësja më e mirë shqiptare.
Ndërkohë, asnjë medalje nga dy shtangistët meshkuj, që garuan të mërkurën. Daniel Godelli u rendit i treti në shkëputje, por dështoi në stilin e shtytjes dhe si rrjedhim nuk u klasifikua në dy garësh.
Ndërsa Briken Çalja u rendit vetëm i gjashti në dy garësh. Europiani që po zhvillohet në Antalia ka një rëndësi të madhe sa u përket kualifikimeve për në Lojërat Olimpike të Londrës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)