E Shtunë, 31 Tetor 2026

DiCaprio do të martohet me Refaeli

Leonardo DiCaprio do të martohet me Bar Rafaeli – sipas Emily Mortimer.

Aktori i filmit “The Shutter Island” dhe modelja izraelite kohëve të fundit kanë mohuar raportet se ata janë fejuar por bashkëpunëtorët e aktorit besojnë se ata janë krijuar për njëri-tjetrin.

“Nuk e di pse nuk janë martuar! Jam e sigurt që “po” dhe ata do të jenë shumë të lumtur”, tha Emily.

Shoqja e ngushtë e Leonardo’s, Roberta Armani – mbesa e Giorgio Armani – po ashtu beson se çifti përshtaten se bashku sepse janë të njëjtë.

“Ata janë të njëjtë. Jo vetëm se kanë dukjen pak a shumë të njëjtë por edhe në mendime janë të tillë”, thotë ajo. “Para se gjithash nuk kanë pretendime”.

Leonardo dhe Bar ishin ndarë qershorin e vitit të kaluar por ishin pajtuar për të rifilluar lidhjen e tyre pasi kishin kaluar pushimet se bashku në Bahame.

“Ata kanë qëndruar në vilën e tyre”, tha një burim. “Ata kishin kaluar gjithë ditën brenda gjatë vikendit”.

Për ndarje ishte fajësuar Bar – e cila kishte filluar që të takohet me Leonardo që nga viti 2006- por kishte kërkuar të ndahen pasi që gjërat po bëheshin shumë serioze me aktorin e “Titanic”’ut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›