Ovrebo-Fiorentina 2:1

Ovrebo-Fiorentina 2-1. Ky ishte titulli në raportin e ndeshjes në ueb faqen zyrtare të Fiorentinës, pas përballjes së parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Gjyqtari norvegjez Tom Henning Ovrebo përsëri është në qendër të vëmendjes. Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, tha se një seri e vendimeve të gabuara nga drejtuesi i ndeshjes dhe asistentët e tij i kushtuan ekipit italian me humbjen 2-1 nga Bayern Munich në Allianz Arena.
Bayern kaloi në epërsi në çastet e fundit të pjesës së parë, kur Arjen Rooben realizoi nga penalltia pasi Per Kroldrup kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj mesfushorit Franck Ribery, por Bayern ishte i pakënaqur me vendimin pasi Mario Gomez kishte dërguar topin në rrjetë.
Vendimet pastaj shkuan kundër Fiorentinës, pasi Massimo Gobbi u ndëshkua rëndë me përjashtim për një bërryl ndaj Robbenit para se Miroslav Klose të shpëtonte vetëm më paralajmërim për një ndërhyrje të rrezikshme me të dyja këmbët ndaj Felipes para gjyqtarit anësor. Bayern në fund e siguroi fitoren me golin e Kloses në minutën e fundit të kohës së rregullt, por ai u gjend disa metra në pozitë jashtë loje para se të realizonte nga afërsia.
“Kemi bërë gjithçka mirë në fushë. Vetëm kemi dështuar të dyfishojnë mbulimin e anësorit. Ishin disa incidente që ndryshuan ndeshjen – përjashtimi i Massimo Gobbit, mos-ndëshkimi i Miroslav Kloses dhe goli nga pozita jashtë loje. Nga bankina e kemi parë se ishte pozitë jashtë loje. Nuk ishte vështirë të shihet. Të gjithë ishim të zemëruar në fund, të gjithë e kanë parë se ishte pozitë jashtë loje”, tha Prandelli.
Mesfushori i Fiorentinës, Ricardo Montolivo tha për Rai Sport se ekipi “ishte plaçkitur”. “Ne zhvilluam lojën që kishim planifikuar, por është mëkat kur shihni duke ndodhur gjëra të tilla në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.
Nga bankina e kam parë se ishte pozitë jashtë loje dhe është mëkat që jemi plaçkitur kështu”, tha ai. Edhe Klose kishte pranuar se “u duk sikur isha në pozitë jashtë loje”, ndërsa trajneri i Bayernit, Louis van Gaal, ka thënë se ky rast shërbeu një tjetër dëshmi se futbolli duhet të shfrytëzojë ndihmën e xhirimeve të përsëritura. “Ishte pozitë e qartë jashtë loje. Kemi pasur fat të madh në këtë gol. Por, e shihni se në futboll nuk mund të shkojmë më larg pa ndihmën e teknologjisë”, tha Van Gaal. Ovrebo drejtoi ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Chelseas dhe Barcelonës sezonin e kaluar, kur vendasve u ishin refuzuar disa ankesa për penallti.