Bode: Shqipëria, në grupin e vendeve të zhvilluara në vitin 2017

Ministri i financave Ridvan Bode, deklaroi se Shqipëria, falë reformave ekonomike të ndërmarra është në rrugën e drejtë për tu futur në grupin e vendeve të Zhvilluara në vitin 2017. Në fjalën e mbajtur në forumin e biznesit të "Bankës së zhvillimit dhe tregtisë e Detit të Zi", bankë në të cilën Shqipëria është ndër vendet themeluese, ai vuri theksin tek performanca ekonomike e Shqipërisë në përballimin e krizës globale.
Duke vënë në dukje investimet qeverisë dhe lehtësimin e barrës fiskale ai prezantoi para panelit të pjesëmarrësve në forum edhe potencialin turistik të Shqipërisë.
Banka e zhvillimit dhe tregtisë e Detit të Zi është themeluar në vitin 1999. Ajo ka 11 vende anëtare ndërsa Shqipëria merr pjesë me 2% të kapitalit themeltar.