E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen biznese në Shkodër, task forca: Tregëtimi i mishit, në kushte skandaloze

24 subjekte te tregtimit te mishit dhe thertore në qarkun e Shkodrës janë bllokuar, si pasojë e mungesës së kushteve higjeno-sanitare. Ky vendim është marrë nga grupi i task-forcës në Shkodër pas nisjes se kontrolleve ne terren prej disa ditësh.
 

Shqetesuese vijon te mbetet gjendja ne zonën e “Rusit”, ne bashkine Koplik dhe Vau Dejes, si dhe jane dhene nje seri paralajmerimesh qe nese nuk merren masa brenda 10 ditesh, shumë subjekte të tjera do të mbyllen plotësisht.
 

Task-Forca do te ushtroje kontrolle edhe gjate javes ne vijim, derisa situata e tregtimit të mishit të përmirësohet. Grupet e punës, të mbështetura edhe nga policia, do të jenë në terren per te mos toleruar asnje shkelje te ligjeve. Keto masa nisën te merren pas situates alarmante ne thertoret dhe markatat e tregtimit të mishit në vend.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›