Kanceri i stomakut cilat jane shkaqet e semundjes
Kanceri ne stomak ndodh kur qelizat ne nje pjese trupi fillojne te mos funksionojne mire. Ka shume lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do te vije vetem si pasoje e rritjes jashte kontrollit te qelizave jo normale. Lloje te ndryshme kanceri sillen ne menyre te ndryshme. Semundja rritet me ritme te ndryshme dhe i kunderpergjigjet ne menyra te ndryshme mjekimit. Njerezit me kancer kane nevoje per nje mjekim qe i nevojitet llojit te kancerit ne stomak qe ata kane. Nese nje person mjekohet per nje lloj tjeter kanceri ne stomak atehere semundja ekzistuese do te zhvillohet duke u rrezikuar edhe jeten. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesen e tij e ka pikerisht aty ne stomak. Stomaku eshte i ndare ne 5 shtresa te ndryshme. Kanceri mund te zhvillohet ne secilin prej ketyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa me e jashtme numerohen 5 shtresa dhe shtresa me e brendshme quhet mukoze. Acidi i stomakut dhe lengu tretes jane te perbera nga shtresa e mukozes. Shtresa tjeter quhet submukoza dhe eshte e rrethuar nga muskulature nje shtrese muskujsh qe leviz dhe perzien stomakun. Dy shtresat e tjera jane subseroza dhe seroza qe jane dhe pjesa mbyllese ose mbeshtjellese e stomakut. Shtresa me e jashtme e stomakut eshte seroza. Pjesa me e madhe e kancerit ne stomak fillon be mukoze. Zhvillimi
Kanceri mund te zhvillohet edhe me thelle per shkak se infekton edhe shtresat e tjera. Sa me i thelle te behet demtimi aq me e veshtire eshte te kurohet kjo semundje. Kanceri ne stomak mund te zhvillohet me ngadale ne shume vjet. Ai nuk shfaqet ne menyre te papritur. Pasi kanceri zhvillohet ka shume ndryshime qe ndodhin ne pjesen e brendshme te tij. Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shume simptoma ndaj dhe ne pjesen me te madhe te rasteve jane te pakuptuara. Ka qindra lloje qelizash po keshtu edhe qindra lloje kanceri pak nga te cilat mund te kurohen ne te njejten menyre. Jeta e cdo qelize eshte planifikuar te veproje nepermjet instruksioneve te kodifikuara te quajtura gjene te cilat mbahen ne berthamen e tij. Keto u tregojne atyre si te veprojne kur te ndahen kur te riprodhojne dhe kur te vdesin. Kur udhezimet lidhur me shumefishimin apo vdekjen e qelizave jane te gabuara qeliza mund te filloje te ndahet ne menyre te pakontrolluar dhe nuk vdes ne kohen e duhur. Ne kete menyre kanceri nuk ndjek udhezimet e duhura qe bejne ndarjen e drejte te qelizave. Sa here qe qelizat ndahen udhezimi i keq riprodhohet dhe ne kete menyre vazhdon shumefishimi i pakontrolluar i qelizave. Keto qeliza shumefishohen shume shpejt mblidhen ne te njejtin vend dhe formojne ate qe ne quajme tumor. Kanceri demton shendetin ne rruge dhe forma te ndryshme. Tumori i kancerit mund te perzihet me organet prane tij ose me tuba qe mbajne kimikate te ndryshme qe shkaktojne dhimbje apo simptoma te tjera. Per shembull nje tumor ne tru mund preke pjese trurit duke shkaktuar bllokim te trurit verbim kriza ose probleme te tjera.
Simptomat
Simptomat e para te semundjes jane perzierje te stomakut te vjella si dhe djegie te stomakut e cila ne disa raste mund te kaloje ne te gjithe kraharorin tuaj. Me pas ajo karakterizohet nga dobesi dhe lodhje. Humbje te oreksit ose fryrje te stomakut. Dhimbje e barkut qe mund te zgjase nga pak minuta ne disa ore dhe zakonisht dhimbjet mund te largohen vetem pasi keni marre nje dobesim te acidit. Ne disa raste dhimbje te cilat zgjasin me jave te tera dhe largohen qe mund te kalojne me pas ne dhimbje qe ka nje periudhe te caktuar dhe behet me e forte. Humbja e oreksit dhe renie ne peshe. Keto simptoma perfshire dhe ate qe shoqerohet me rrjedhje gjaku mund te shkaktohen nga ulcera ne stomak dhe nje virus i thjeshte mund te shkaktoje shume te tjere. Ka teste te vecanta te cilat mund te ndihmojne ne evidentimin qe ne fazat e para te semundjes.
Cilat jane shkaqet e semundjes
Kanceri i stomakut eshte tjeter semundje te cilin mjeket e lidhin me trupin e njeriut qe eshte i perbere nga lloje te ndryshme qelizash qe veprojne ne menyra te ndryshme. Nje qelize ne veshke megjithese permban te njejtin informacion gjenetik te nje qelize te trurit luan nje rol krejtesisht te ndryshem. Kanceri ne stomak eshte me shume i perhapur tek meshkujt sidomos pas moshes 60-vjecare.
Shkaqet
1-Anemi e demshme qe ndikon pjesen e brendshme te stomakut dhe si rezultat nje person ka mungese te vitamines B12.
2- Nje crregullim ne stomak i njohur ndryshe edhe si gastrit i atrofizuar
3- Infeksioni helikobakter nje infeksion i cili prek stomakun
4- Nje gjendje heridetare ne te cilen njerezit kane polipe si tumor ne stomakun e tyre.
Si duhet kuruar kanceri ne stomak
Fatkeqesisht per shkak se stomaku ne fazat fillestare te semundjes shkakton shume pak simptoma semundja vazhdon te perhapet edhe kur rezultatet kane dale te mira. Per cdo lloj semundjeje kurimi behet ne menyre individuale pasi varet nga lloji i tumorit zhvillimi perhapja faza e semundjes si edhe gjendja e pergjithshme e shendetit te pacientit. Fatkeqesisht per shkak se stomaku ne fazat fillestare te semundjes shkakton shume pak simptoma semundja vazhdon te perhapet edhe kur rezultatet kane dale te mira. Kurimi i kancerit te stomakut perfshin kirurgjine kimioterapine terapine biologjike. Radioterapia dhe kimioterapia veprojne te kombinuara bashke nese semundja ka perparuar shume. Kirurgjia eshte kurimi me i perhapur me kancerin e stomakut. Ne saje te kesaj metode kerkimi behet e mundur qe te hiqet vetem shtresa e prekur me kancer duke mos lejuar zhvillimin edhe ne shtresat e tjera.
Keshilla si te evitoni kancerin ne stomak
1- Perdorni sa me shume fruta dhe perime
2-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Keta perberes nitrogjen njihen se jane shume te demshem dhe japin me shume mundesi zhvillimit te kancerit te stomakut. Gjenden me se shumti ne mish sallam salcice.
3- Limitoni duhanin ushqimet qe permbajne djeges si dhe qe jane shume te kripesuara.
4-Ne vendet qe tymoset shume dhe qe preferojne ushqimet me shume kripe eshte vertetuar se kane nje nivel me te larte te prekurve nga kjo semundje.
5- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund te shkaktoje ndryshime ne qelizat dhe mund te coje drejt kancerit.
6- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive te medha te mishit te kuq sidomos nese eshte i skuqur rrit mundesine per zhvillimin e kancerit te stomakut.
7- Vizitohuni tek mjeku nese keni simptoma te ulceres si dhimbja e stomakut djegia apo te vjellat.
Faktore i ri per shtimin e rasteve te kancerit ne stomak
Shtimi i pa shpjegueshem i rasteve te kancerit te stomakut i nxisin shkencetaret te cilet bejne thirrje per me shume studime.
Kanceri i stomakut eshte nje nga semundjet me vdekjeprurese dhe renditet i dyti mes kancereve me te pakten 800.000 vdekje ne vit ne te gjithe boten. Por ne Shtetet e Bashkuara numri i rasteve me kancer ne stomak ka qene ne renie me perjashtim mes nje grupi racor. Glenda Reimer motra e saj Sandy dhe vajzat Eilken e Mallorie kane ardhur ne Institutin Kombetar te Kancerit ne Bethesda Maryland per te ndihmuar shkencetaret te kuptojne me mire semundjen qe ka shkaterruar familjen e tyre.Babai yne vdiq ne moshen 75 vjec thote Sandy vellai vdiq kur ishte 50 vjec edhe kusherira aq ishte kur vdiq. Ajo kishte femije te vegjel.
Per breza kjo familje ka vuajtur nga kanceri i stomakut. Glenda Reimers thote se mjeket i hoqen stomakun pasi ajo u diagnostikua me kete semundje.Per vite studjuesit jane perpjekur te gjejne qofte edhe nje shkak te vetem per kancerin ne stomak.
Ne Azi pjese te Amerikes se Jugut Rusi dhe vendet tjera te ish-bllokut sovjetik ekspertet mendojne se konsumimi i ushqimeve te kripura dhe atyre te ruajtura per nje kohe te gjate ne frigorifer mund te kene lidhje me kancerin ne stomak.Shume studime sugjerojne gjithashtu se ulcera ose polyps mund te nxisin rritjen e qelizave te kancerit. Dr Charles Rabin dhe shkencetare te tjere te Institutit Kombetar te Kancerit shqyrtuan ritmet e kancerit gastrik gjate tri dekadave te fundit midis nje grupi te madh te amerikaneve nga mosha 25 ne 84 vjec. Kanceri gastrik prek pjesen e siperme te stomakut.Te dhenat e tyre konfirmuan se rastet me kancer gastrik ishin pakesuar por me nje perjashtim mes te rinjeve te races se bardhe rastet e ketij kanceri ishin ne rritje. Kjo rritje ishte e paparashikuar per shkencetaret prandaj tani ata thone se per kancerin ne stomak duket se ekziston nje faktor i ri rreziku qe ende nuk eshte identifikuar. Nder rezultatet e befasuese ishte edhe nje shtim prej 3 perqind i rasteve jo gastrike qe prekin pjesen e poshtme te stomakut. Shkencetaret thone se ky lloj kanceri shpesh fillon me nje infeksion i shkaktuar nga bakeri Heliko-bakter Pylori i njohur ndryshe edhe si H-Pylory. Tani per tani shkencetaret thone se shtimi i rasteve te kancerit mes te rinjeve te bardhe mund te jete pasoje e nje shkaktari te ri ose e ndonje ndryshim ne bakterin H-Pylori. Kjo rritje e mistershme e kancerit te stomakut i shtyn shkencetaret bejne thirrje per me shume studime
5 Gusht 2010