Diabeti, shkaku i vdekjes së poetit Morava

Tiranë, 9 korrik, NOA Update Kishte vite që e mundonte, e duket se këtë verë ajo ka arritur kulmin duke i marrë edhe jetën.
Sëmundja e diabetit mësohet se ka qenë shkaku kryesor i ndarjes nga jeta të poetit të njohur, Zyhdi Morava, e cila ndodhi para pak minutash në mjediset e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në kryeqytet.
Në moshën 64-vjeçare, ai ndahet nga të dashurit e tij, por edhe publiku i cili e adhuronte për krijimtarinë e tij, duke lënë pas mbi 14 libra, romane, vëllime me tregime dhe poezi të botuara pas vitit 1991.
Periudhë kjo, e cila përkonte me hapjen e vendit dhe dhënien e mundësive ndaj poetit disident që kaloi rreth 10 vite burg në Burrel gjatë kohës së komunizmit.
Zyhdi Morava lindi me 14 mars 1946 në fshatin Gracë të Devollit dhe u dënua në vitin 1971 me burgim me akuzën agjitacione propagandë si shkak i poezive që shkruante. Ndërsa gjatë periudhës së viteve 1982-1991 punoi si punëtor ndërtimi, punëtor ngarkim-shkarkimi, punëtor në fermë bujqësore dhe roje nate në një stallë kuajsh.
Në prill të vitit 2005 emërohet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi deri në 7 dhjetor të vitit 2006.
Ndërkaq, para dy vitesh, ai do të implikohej në një incident, aspak të këndshëm, siç ishte ai i kapjes së tij në kufirin italian me Austrinë, me 9 kilogramë kokainë.
Lajmi u konfirmua në atë periudhë nga ANSA, sipas së cilës, shkrimtari e kishte fshehur në dyert e makinës, ndërsa vlera e drogës së sekuestruar, u tha atëherë se kapte shumën prej 4 milionë eurosh.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")