E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS: Homazhe për të respektuar vdekjen e Zyhdi Moravës

Tiranë, 9 korrik NOA - Homazhet për vdekjen e shkrimtarit Zyhdi Morava do të zhvillohen nesër paradite në hollin e Teatrit Kombëtar në orarin 10:00 - 11:00. Pasditen e sotme, shkrimtari Zyhdi Morava ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

Zyhdi Morava do të kujtohet nga miqtë, kolegët, të afërmit dhe lexuesit si shkrimtar i talentuar, si njeri që nuk u pajtua me normat dhe barrierat e regjimit komunist, duke lënë gjurmë të thella, në vetëdijen e lexuesveve dhe bashkëkombëseve të tij, - thuhet në një deklaratë që lëshoi sonte, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Zyhdi Morava lindi në fshatin Grace të Devollit, më 14 mars 1946. Internohet prej Tiranës në fshatin Yrshek për motive politike. Për të njejtat motive dënohet në vitin 1978 me 8 vjet burg. Dënimin e vuajti në Spaç.

Pas përmbysjes së diktaturës komuniste fillon të punojë për krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Shoqatës së ish të përndjekurve politikë. Gjithashtu në këto vite ushtron profesionin e gazetarit dhe shkruan vazhdimisht në gazetën "Sindikalisti",E vërteta dhe Republika.

Pas vitit 1991 ka botuar shumë libra si në gjininë e poezisë ashtu edhe të prozës.

Në morinë e veprave të tij mund të përmenden novela Hingëllimat e shiut, vëllimi me tregime E papritura në të cilën spikatin novela I huaji dhe tregimet Kusia e zbrazur etj, ndërsa në romanet më të njohura janë E zhdukura, Burri i të dashurës sime e Veçanta e një dashurie roman i cili u vlerësua me çmimin kombëtar Penda e Argjendtë akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si romani më i mirë për vitin 2005.

Në vitin 2005 Zyhdi Morava zgjidhet Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi për gati dy vjet.

Në vitin 2006 Zyhdi Morava dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin Mjeshtër i Madh.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›