E Diel, 1 Nëntor 2026

Hekurudhat Shtyllat e tensionit te larte rrezikojne trenat dhe udhetaret

Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave Shqiptare ka kerkuar sa me pare nga OSSH-ja dhe strukturat e KESH-it transferimin e disa linjave te tensionit te larte te cilat shtrihen pergjate linjes hekurudhore kjo pasi sipas specialisteve te transportit me shina situata eshte cilesuar problematike kryesisht ne afersi te zonave urbane dhe pergjate bregdetit. Dhjetera biznese komplekse turistike dhe linja prodhimi kane shtrire linjat e korrentit thuajse paralelisht me linjen hekurudhore. Sipas specialisteve te Hekurudhes Shqiptare shinat ne jo pak raste shkojne fare prane telave te tensionit te larte aq sa lehtesisht nje dore e nxjerre ne dritaren e vagonit te trenit mund ta preke korrentin nje veprim i tille qe mund te behet edhe rastesisht pa i shkuar ne mendje udhetarit se rrezikon te ndeshet me linjen e korrentit mund ta vereje edhe pa qene nevoja e shtrirjes se dores. Drejtoria e Hekurudhes Shqiptare ka marre ditet e fundit nje informacion te detajuar nga departamenti perkates i infrastruktures dhe pritet qe shume shpejt te behet objekt i nje relacioni ne Ministrine e Transporteve. Sipas ketyre informacioneve bizneset kryesisht ne zonen turistike kane vendosur linja te reja duke mos marre ne konsiderate vijen e kuqe ata kane shtrire shtyllat dhe kane vendosur edhe transformatore te energjise ne ane te shinave fare prane trasese. Ne disa vende keta transformatore te energjise elektrike gjenden mbi traversat e drurit apo te betonit. Sipas informacioneve te Hekurudhes Shqiptare linja te tilla nuk jane te miratuara nga byroja e projektimit dhe specialistet e infrastruktures ne Drejtorine e Hekurudhes ne linjen Durres - Rrogozhine ne vendin e quajtur Shkembi i Kavajes dhe Mali i Robit kjo linje shkon thuajse ngjitur me trasene e hekurudhes. Ne dimer me ere te forte ne ane te detit linjat ka ndodhur te perplasen me peme te mbjella ne ane te skarpates se hekurudhes ndersa rrezikojne te bien ne kontakt edhe me ndonje vagon udhetaresh apo mallrash te trenit te punes. Hekurudha ka perfituar fonde te konsideruara investimi ne infrastrukture dhe rehabilitim te stacioneve te udhetareve. KE ka afruar 50 milione euro te tjera per vitin 2010 ne modernizimin e linjave hekurudhore sipas disa projekteve te detajuara dhe te miratuara tashme. Por edhe HSH ka mundur te investoje miliona leke ne rehabilitimin e traversave dhe te linjave ne disa nyje hekurudhore. Vetem ne harkun kohor te 6 muajve te pare te ketij viti jane vene ne sherbim te permiresimit te efektivitetit 6 milione leke per blerje ballastrash 44 milione leke per traversa betoni dhe aksesore si dhe 23.4 milione leke per pajisjet e kembimit dhe agregatet per lokomotiva e vagone. Blerje cakulli per ballastra ne linjen hekurudhore blerje traversash betoni e aksesore dhe fondet ne disa miliona leke per pajisje lokomotivash e vagonesh kane bere te mundur rritjen e efektivitetit dhe treguesve te hekurudhes. Drejtoria e Hekurudhes Shqiptare ka derguar fillimisht ne komuna e bashki te cilat kane ne territoret e tyre linje hekurudhore shkrese per te bashkepunuar ne drejtim te clirimit te linjave nga shtyllat e tensionit te larte ashtu sic eshte vepruar edhe per te ndeshkuar ndertimet dhe mbikalesat e nenkalesat e paligjshme ne rrezen e hekurudhes. Eumlshte gati relacioni per drejtorine e elektrikut ne njesine rajonale dhe ate qendrore ne perpjekje per te shmangur cdo te papritur si pasoje e telave te varur pergjate linjes ku kalojne trenat e udhetareve. Keto transformatore te vendosur pa asnje siguri jete nuk jane te izoluar nga kabina apo mjete te tjera per te mos lejuar kontaktin me lokomotivat apo vagonet. Por specialistet kane verejtur se telat e tensionit jane te shtrire edhe pertoke duke kaluar mespermes shinave nen traversa ne anen tjeter te linjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›