E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diakite mbetet në Lazio

Mbrojtësi i Lazios, Modibo Diakite nuk do të kalojë në Juventus gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas menaxherit të tij, Ulisse Savini.

25 vjeçari spekulohej me largim nga Stadio Olimpico gjatë verës por në fund mbeti me Lazion prej ku sipas Savinit nuk pritet të lëvizë as gjatë janarit.

“Për momentin nuk kemi kurrfarë lajmi të ri. Diakite në Juventus në janar? Nga ajo që di unë, ai nuk është në planet e Antonio Contes”, deklaroi Savini për Radio Sei. Francezi Diakite ka zhvilluar më tepër se 50 ndeshje për Lazion pas transferimit në klub më 2006.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›