E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tirana e Re", Bashkia mbjell 113 peme

Kater kompani private, kane dhene kontributin e tyre ne permiresimin e cilesise se mjedisit ne kryeqytet, permes mbjelljes se 113 pemeve por njekohesisht edhe ne rritjen e vlerave te komunitetit e rivitalizimin e tyre. Kryebashkiaku Rama, i pranishem gjate aksionit te mbjelljes se pemeve, u shpreh se politika e vjeter e politikaneve eshte politika e ndotjes se mjedisit, jo vetem fizik por edhe te mjedisit te komunikimit shoqeror, permes lumenjve te baltes e te mllefit, sharjeve dhe shpifjeve dhe akuzave per tjetrin, ndersa politika e re e qytetareve eshte politika e pastrimit te rrugeve te komunikimit, pa iu pergjigjur baltes me balte dhe mllefit me mllef dhe njekohesisht e rrugeve ku levizim perdite, duke mbjelle sa me shume peme dhe vazhdimisht. "Njerezit jane te lodhur nga ndotja ne mjedisin fizik e ne mjedisin e komunikimit dhe duan nje ajer te paster ne te gjitha kuptimet. Ne po bejme cdo dite ate qe duan njerezit", tha Rama. Ne rrugen "Vaso Pasha" u mbollen 30 geshtenja, ne rrugen "Milto Tutulani" u mbollen 21 bli, ne rrugen "Ndreko Rino" u mbollen 40 geshtenja dhe ne rrugen "Lidhja e Prizrenit" u mbollen 22 geshtenja me kontributin e nje kompanie private. Cdo qytetar i Tiranes, shoqatat jo fitimprurese, agjencite e ndryshme, bizneset e medha dhe te vogla, kompanite private dhe shoqerite, mund te japin kontributin e tyre dhe te behen keshtu pjese e kesaj iniciative e cila eshte nje thirrje per veprim, eshte me shume se te mbjellesh nje peme dhe eshte gjithashtu menyra me e mire per te ndihmuar qytetin e Tiranes, ne pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes dhe per krijimin e nje mjedisi sa me te shendetshem, ne funksion te rritjes se cilesise se jetes ne komunitet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›