E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji, 300 ndihmes-farmaciste mbeten pa kontrate me ISKSH

Kryetari i Urdhrit te Farmacisteve te vendit, Arjan Jaupllari, ka denoncuar mungesen e licencimit te 300 ndihmes-farmacisteve. Sipas tij nje presion i bere nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, po i detyron disa farmaciste qe te punesojne ndihmes-farmaciste duke mos u lidhur atyre kontrate. Sipas tij, specialistet po keqinterpretojne ligjin e ri per farmacite, te miratuar dy muaj me pare. "Duket se ligji i ri nuk eshte kuptuar si duhet nga ekspertet. Kjo sepse nje numri i madh i farmacive ne vend, qe kane te punesuar ndihmes-farmaciste, nuk mund t'iu lidhin kontrate pune, pavaresisht se keta jane te punesuar ne kete sektor. Per kete arsye, kerkojme ndryshimin e ligjit, ku te saktesohen drejt detyrat dhe pergjegjesite e institucionit" eshte shprehur Arjan Jaupllari, Kryetar i Urdhrit te Farmacisteve ne vend. Sipas tij, ky antikap ne ligj rrezikon te lere ne rruge rreth 300 ndihmes-farmaciste ne vend, disa prej te cileve jane pronare apo bashkepronare te farmacive. "Kjo eshte e padrejte, pasi ka persona te cilet e kane ngritur kete biznes, kane financuar qe te derdhin detyrime ligjore dhe ne fund mbeten pa kontrate, per shkak te nje antikapi qe ka legjislacioni yne", ka nenvizuar Jaupllari. Urdhri i Farmacisteve, me ane te nje shkrese zyrtare i ka kerkuar Ministrise se Shendetesise dhe Institutit te Sigurimeve e Kujdesit Shendetesor te sqaroje menjehere specialistet, per interpretimin e ligjit, i cili rrezikon te lere te papune, qindra punonjes te vjeter te kesaj fushe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›