Dialog kombetar ne Siri. Perpjekje per te shuar trazirat

Siria çel dialogun kombëtar në përpjekje për tu dhënë fund protestave dhe trazirave. Qeveria siriane pritët t’i japë fund sot takimit dy-ditor me anëtarët e partisë në pushtet Baath dhe kundërshtarët e saj. Qeveria thotë se diskutimi i reformave përfshirë edhe zgjedhjet shumëpartiake dhe një ligj i ri per median mbeten ne fokus të diskutimeve.
Por, shumë liderë të opozitës dhe organizatorët e protestës kanë refuzuar të marrin pjesë. Grupet e të drejtave vlerësojnë se më shumë se 1.750 njerëz, përfshirë edhe 350 policë kanë humbur jetën në përpjekjet e qeverisë për të shuar protestat.
Damasku zyrtar ka fajësuar "bandat e armatosura kriminale" për trazirat e filluara në mesin e marsit. Tani qeveria siriane thotë se figurat kryesore të opozitës dhe aktivistët e njohur po u shmnagen takimeve.
Tubimi ka për qëllim diskutimin e legjislacionit që do të lejonte sistemin shumëpartiak, por duket se me mungesën e figurave kryesore të opozitës ka humbur kredibiliteti i procesit të dialogut kombëtar.