Berat iken Dyrmishi tifozet proteste para bashkise

Dorëheqja e presidentit të Tomorrit, Ali Dyrmishi, ka sjellë protesta të forta të tifozëve të skuadrës beratase, që kërkojnë rikthimin e njeriut që e ngjiti Tomorrin në Superligë, pas shumë vitesh me probleme. Tifozët e Tomorri kanë portestuar përpara bashkisë së këtij qyteti, duke bërë përgjegjëse bashkinë e këtij qyteti për dorheqjen e ish presidentit Dyrmishi. Tifozët janë grumbulluar rreth orës 09:30 përpara bashkisë, kanë bllokuar rrugën kryesore dhe kanë djegur edhe goma makinash.
“Unë flas edhe si ish-futbollist veteran prej vitesh dhe në rolin e tifozit. Është për të ardhur keq që t’i vihet shkelmi këtij sportdashësi beratas. Prandaj, me ndjenjën shpirtërore të sportit beratas që t’i bëj edhe njëherë thirrje Z. Nasufi që të krijojnë një grup pune për të mirën e këtij sporti dhe të këtyre tifozëve që janë shumë të apasionuar në çdo moment”-thotë një tifoz.
Në fakt, numri 1 i klubit beratas kushtëzoi qëndrimin e tij në krye të Tomorrit, duke i kërkuar bashkisë që të mereshin masa për heqjen e personelit jo të duhur në klubin Tomorri, si dhe kryerjen e punimeve në fushën e stadiumit të ri dhe atij të vjetër. Kërkesat e Dyrmishit nuk u morën parasysh nga Bashkia, duke sjellë edhe dorëheqjen e presidentit. Sipas protestuesve protestat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e këtij problemi, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë lloj reagimi nga ana e institucionit të bashkisë në lidhje më këtë problem.
Eno Skarço