E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE, Angelilli: Deputetët e PS të kthehen në Kuvend

Deklarata është bërë nga zëvendës/presidente e Parlamentit Evropian, Roberta Angelilli, e cila i ka kërkuar kryesocialistit Rama që të kthejë deputetët në Kuvend dhe të nisë bashkëpunimin me qeverinë. “Selia e Strasburgut ka kërkuar që opozita të mbyllë bojkotin e Parlamentit duke e ftuar të kryejë obligimin e përfaqësimit të zgjedhësve të saj në Parlament”, u shpreh Angelilli të shtunën. “Ajo që dua të them është që partia e opozitës shqiptare të kthehet në Parlament dhe të bashkëpunojë me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të mund të garantohen reformat e nevojshme për Shqipërinë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, vijoi ajo.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›