E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet shkaktojnë rrëshqitje dheu në kodrën e Currilave

Sipas autoriteteve lokale, rrëshqitjet e dherave nga kodrat me përbërje argjilore kanë rrezikuar dy banesa dhe tre lokale të ndërtuara buzë rrugës së Currilave, 2 km larg qendrës së qytetit bregdetar.

Ndërkohë, automjetet e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve, si dhe inspektoratit ndërtimor pranë bashkisë së Durrësit po punojnë për çlirimin e rrugës nga dherat.

Rruga nga godina e Universitetit “Aleksandër Moisiu” deri në plazhin e Currilave mbetet e rrezikuar për lëvizjen e automjeteve për shkak të mungesës së barrierave me gurë apo pemëve anës saj.

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme edhe ne zonën e plazhit dhe Shkozetit, ndërkohë që nga bashkitë dhe komunat e tjera të qarkut të Durrësit nuk janë raportuar shqetësime serioze.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›