Urbi et Orbi Papa uron Pashket edhe ne shqip

Më shumë se 100 mijë besimtarë kanë qenë të pranishëm dhe kanë bashkuar lutjet e tyre me Papa Benediktin në nisje të meshës së Pashkëve.
Pas meshës, nga ballkoni mbi sheshin e Shën Pjetrit, në mesazhin Urbi et Orbi, “Për qytetin dhe botën” që mban dy herë në vit, Papa ka dhënë urimin për Pashkë të gëzuara, mes shumë gjuhëve edhe në shqip.
“Për shumë vjet Pashkët!”- tha Papa Benedikti.
Por, ai nuk ka harruar t’u kujtojë të krishterëve konfliktet që mbajnë të mbërthyer botën.
“Në këtë botën tonë, -ka thënë Benedikti i 16-të, lajmi i gëzuar i Pashkëve kontraston akoma me vuajtjet dhe thirrjet që vijnë nga shumë situata të dhimbshme: varfëri, uri, sëmundje, luftëra dhe dhunë.
Papa i ka kushtuar një mendim të veçantë aq shumë refugjatëve dhe të shpërngulurve që vijnë pa pushim nga vendet afrikane dhe që kanë qenë të detyruar të lënë pas të dashurit e tyre.
Papa 84-vjeçar ka drejtuar për të devotshmit edhe edhe meshën e Pashkëve në Basililikën e Shën Pjetrit me temën “Për Krijimin Hyjnor”.
Festimet e Pashkëve të sivjetme kanë shënuar edhe një risi, pasi Papa Benedikti i është drejtuar një audience më të gjerë përmes një sesioni televiziv me pyetje-përgjigje nga besimtarët në të gjithë botën.
Juli Prifti