E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu Kosove- Serbipriten debate në Kuvend

PRISHTINE- Dialogu me Serbinë mund të nxisë një përplasje të re qëndrimesh në Kuvendin e Kosovës ndërmjet pozitës dhe opozitës. Seanca e sotme ne Prishtinë është thirrur për të diskutuar çështjen e dialogut të shumëpërfolur. Pritjet e Qeverisë dhe kryeministrit Hashim Thaçi janë që Kuvendi ta mbështesë këtë dialog. Duke folur para kabinetit qeveritar gjatë kësaj jave, Thaçi tha se Kuvendi do t’i japë përkrahje nisjes së bisedimeve “Presim që edhe Parlamenti i Kosovës të japë fjalën e vet, të debatojë, të diskutojë, të kontribuojë dhe natyrisht ta mbështesë këtë angazhim tonin të përbashkët dhe të gjithë politikës kosovare”, u shpreh Thaçi. Pavarësisht pritjeve të kryeministrit dhe Qeverisë që ai drejton, nisja e dialogut po kundërshtohet nga opozita. Ndërsa partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, para se të shprehë qëndrimin e saj është në pritje të një drafti që partitë në pushtet mund ta iniciojnë në seancë, dy partitë tjera nga opozita qysh tani janë vënë kundër këtyre bisedimeve. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se Kuvendi duhet të pengojë nisjen e këtyre bisedimeve, pasi sipas tij, ato janë të dëmshme për Kosovën. “Negociatat duhet të ndalen me çdo kusht. Ne mendojmë se prej këtyre negociatave Kosova do të humbë shumëçka dhe Serbia do të fitojë, sepse ato po bëhen vetëm për territorin e Kosovës dhe jo edhe për Serbinë”, tha Konjufca. Ndërkohë, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh kundër bisedimeve në formën se si po iniciohen ato nga Qeveria e Thaçit.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›