Kosovë, kuvendi nisnesër debatin rreth dialogut me Serbinë
PRISHTINË- Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet nesër në një seancë plenare për të diskutuar dialogun Prishtinë-Beograd për çështje praktike, i cili pritet të fillojë vetëm një ditë më pas në Bruksel.
Burimet zyrtare nga Kuvendi kanë bërë të ditur se pikë e vetme e rendit të ditës është “debati parlamentar, sipas kërkesës qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me dialogun në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”.
Sipas mediave kosovare, Kuvendi i Kosovës nesër pritet te miratojë një rezolutë për bisedimet Prishtinë-Beograd. “Një draft i kësaj rezolute tashmë po qarkullon nëpër grupe parlamentare, i hartuar nga partitë në pushtet.
Nuk përjashtohet mundësia që edhe Lëvizja Vetëvendosje të paraqitet në Parlament me një dokument të saj, bëhet e ditur në mediat.
(e.m/ata/BalkanWeb)