Subashi: Ja pse nukshkojmë në KQZ
TIRANE- Zv.kryetarja e KQZ, Dëshira Subashi, në një intervistë të dhënë dje për “GSh” e konsideron të paligjshëm vendimin e këtij institucioni për zëvendësimin e komisionerëve të PS dhe PBDNJ në 66 KZAZ. Ajo gjithashtu kundërshton propozimin e bërë së fundmi nga opozita për shkrirjen e KQZ aktuale me argumentin se “vendimmarrja është kolegjiale, por përgjegjësia është individuale”. Subashi bën gjithashtu të ditur se përfaqësuesit e opozitës në KQZ do vijojnë bojkotin dhe se ky qëndrim, sipas saj është në funksion të zhvillimit të një procesi normal zgjedhor.
Znj.Subashi, kur do të marrë fund bojkoti juaj por edhe i dy përfaqësuesve të tjerë të opozitës, në mbledhjet e KQZ-së?
Arsyet kryesore janë shmangia që vendimmarrja e KQZ i ka bërë zbatimit të akteve normative, të miratuara me shumicë të cilësuar, duke i kthyer ato në formën e një vendimmarrjeje të zakonshme, me qëllim bërjen inekzistente, të gjykimeve, propozimeve, të anëtarëve të propozuar nga opozita. Pa u ndalur në shumë akte, mund të sjell në vëmendje vetëm procesin e vendimmarrjes së administrimit të dokumentacionit zgjedhor të vitit 2009. U shmang zbatimi i një udhëzimi të miratuar me shumicë të cilësuar, u shkel e gjithë praktika e ndërtuar në vite për këtë proces dhe përse? Ti jepej listës së zgjedhësve një cilësim tjetër juridik, me qëllim politik. Këto dhe shumë detaje të tjera, prej kohesh mua dhe dy kolegët e mi, na kthyen në fasadë të institucionit më të lartë zgjedhor. Asnjë gjykim i yni nuk konsiderohej, asnjë propozim i yni nuk konsiderohej, asnjë qëndrim i yni nuk vlerësohej. Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, paligjshmëria është arsyeja që ne nuk jemi prej një kohe të gjatë pjesë e vendimmarrjes së KQZ-së. Dhe këtë arsye, koha që eci e provoi.
Po çfarë e shkakton këtë?
Sistemi zgjedhor në Shqipëri është i ndërtuar me një sërë mekanizmash, të cilat duhet të funksionojnë me një bashkëjetesë të detyrueshme. Çdo hallkë e këtij sistemi është e barabartë për arritjen e qëllimit të ligjit, por njëkohësisht është edhe i pazëvendësueshëm. Pjesë e mekanizmave të sistemit zgjedhor është edhe administrata zgjedhore. Në përcaktimet e këtij Kodi, KQZ është organi më i lartë shtetëror i përhershëm, i ngarkuar për administrimin e zgjedhjeve, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë Kod. Në të gjithë piramidën e administratës zgjedhore, përbërja është mbi bazën e propozimeve të partive politike të maxhorancës e opozitës parlamentare, me një kriter balancimi politik. Ky balancim politik, në komisionet zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë është tërësisht i barabartë. Me këtë përbërje të administratës zgjedhore, ligjvënësi ka synuar që partitë politike të jenë pjesë e administrimit të zgjedhjeve, por jo vetëm. Nëpërmjet këtyre strukturave, partitë politike kanë pasur si qëllim kontrollin dhe besimin në proceset zgjedhore. Këtij qëllimi i shërben edhe dispozita që bën fjalë për vendimmarrjen e KQZ për aktet që nxjerr, duke i konsideruar të miratuara aktet më të rëndësishme të zgjedhjeve vetëm kur për to kanë votuar 5 anëtarë të KQZ, që do të thotë se aktet kanë marrë edhe miratimin e anëtarëve të propozuar nga opozita. Në aktet më të rëndësishme të përcaktuara në këtë ligj janë aktet me karakter normativ, të cilat kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet, që kanë fuqi mbi të gjithë territorin e vendit dhe janë të detyrueshme për të gjithë. Me votim të cilësuar kërkohet të miratohet edhe rregullorja e struktura e administratës së KQZ-së. Me votim të cilësuar kërkohet edhe miratimi i rezultatit zgjedhor, e disa aspekte të tjera. Votimi i cilësuar është një standard zgjedhor, i rekomanduar edhe nga Kodi i Praktikave të mira zgjedhore, miratuar nga Komisioni i Venecias. Ky rekomandim, i pasqyruar në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë, ka të njëjtin qëllim, atë të pranimit nga partitë politike të rregullave që janë të detyrueshme për t’u zbatuar në një garë zgjedhore. Një tjetër mekanizëm që ka të njëjtin qëllim, janë përcaktimet e kompetencave të kryetarit dhe zëvendëskryetarit të KQZ-së, të cilat duhet të kryejnë funksionet e drejtuesit administrativ së bashku. Madje urdhrat duhet të nënshkruhen nga kryetari e zëvendëskryetari, përndryshe janë të pavlefshëm. Që në muajin Qershor 2010, unë kam bërë publik faktet e një shmangie që na bëhej në detyrë. Kam bërë prezent në mbledhjen e KQZ-së faktin e shkeljes së ligjit në funksionet administrative e ekzekutive, por asnjëherë nuk erdhi një reagim i strukturës. Sigurisht që kjo është ana formale. Ajo që është më e rëndësishme nuk janë katër votat. Kuptohet lehtë se nuk është rënë dakord për funksionimin e administratës zgjedhore, për detyrat e tyre, që janë me rëndësi për procesin zgjedhor.
Mendoni se ky qëndrim që po mbani, po rrezikon zhvillimin normal të zgjedhjeve vendore të 8 majit?
Mendoj dhe besoj se ky qëndrim që ne mbajmë është për një normalitet të zhvillimit të zgjedhjeve. Si mund të jetë normal një proces zgjedhor, kur opozita nuk është pjesë e përgatitjes për aq sa e ngarkon ligji.
Si e komentoni vendimin e KQZ-së për të zëvendësuar anëtarët e opozitës në KZAZ?
Është hera e parë në historinë e më shumë se 10 viteve, që proceset parazgjedhore nuk kanë pjesëmarrje të opozitës, që nuk kanë kërkesat e opozitës për rregullat e zgjedhjeve. Palët në një garë elektorale duhet të jenë të barabartë. Në gjykimin tim, zgjedhjet rrezikohen nga shkelja e rregullave zgjedhore. Është absolutisht e paligjshme zëvendësimi i anëtarëve të KZAZ-ve, me të aplikuar jashtë propozimeve të partive opozitare. Kjo është një vendimmarrje e cila, në të vërtetë nuk e zgjidh problemin e zhvillimit të zgjedhjeve. KQZ si institucioni qendror i administrimit të zgjedhjeve, duhet të mbajë përgjegjësinë e administratorit të aktorëve të procesit zgjedhor që parashikon ligji. Në asnjë rast KQZ nuk mund të zëvendësojë aktorët e parashikuar në ligj. Edhe pse organizimi i zgjedhjeve ka shumë aktorë, secili ka përgjegjësinë e vet para ligjit për detyrimet zgjedhore.
E mbështesni propozimin e bërë së fundmi nga PS për shkrirjen e KQZ aktuale?
Do të dëshiroja që PS apo çdo institucion tjetër që ka konteste në lidhje me punën e institucionit të KQZ, të bënin diferencën dhe përgjegjësinë e secilit prej anëtarëve. Ndonëse vendimmarrja është kolegjiale, përgjegjësia është individuale.
(Intervista eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)