Tre gazeta në Maqedoni detyrohen të mbyllen

Tre gazeta të pavarura të Maqedonisë, pritet të mbyllen të shtunën.
Mbyllja e paralajmëruar vjen pasi drejtuesi i tyre, i cili po hetohet për ivazion fiskal, ka dështuar të paguajë taksat me kohë.
Velija Ramkovski, që ka në pronësi gazetat "Vreme," "Koha e Re" dhe "Shpic", si dhe televizionin A1, është arrestuar në muajin dhjetor në dyshimet për evazion fiskal.
Aktivistët për të drejtat e mediave, thonë se akuzat janë një atak mbi mediat që janë kritike ndaj qeverisë së Maqedonisë.
Kryeredaktori i televizionit A1, Mlladen Cadikovski, tha se edhe televizioni ka mundesi të mbyllet, neqoftese drejtuesi nuk i paguan borxhet.