Franca ndalon transmetimin e “We Found Love”
PARIS - Autoritetet franceze ndaluan transmetimin e videoklipit të ri të këngëtares Rihanna, “We Found Love”, me pretendimin se nxit sjellje destruktive.
Këshilli i Lartë francez për çështjet audiovizuale doli në përfundimin se videoja nuk është e përshtatshme për transmetim televiziv, pasi përmban skena të nxehta dhe nxit sjellje vetëdestruktive tek të rinjtë.
Kjo nuk është hera e parë që ndalohet transmetimi i videoklipeve të Rihanna-s. Spoti i këngës "S&M" u ndalua në disa vende për shkak të skenave seksuale.
(er.nu/BalkanWeb)