E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafë Kërrabë, përplasen 2 makina, plagosen 2 shoferët

ELBASAN-Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur paraditen e sotme në Qafë Krrabë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e fshatit Fikas”, kur një automjet tip Benz me targa të Krujës 8438 A është përplasur me një tjetër automjet tip benz me targa të Tiranës 5634 R.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesit e dy mjeteve G.Markja, rreth 37 vjec dhe shtetasja Z.Zaco, 31 vjece.
Po hetohet për shkaqet e aksidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›