E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu Kosove-Serbi, njihen diplomat, s’ka marrëveshje të reja

BRUKSEL - Ka përfunduar me një marrëveshje, atë për njohjen e diplomave raundi i shtatë i dialogut Prishtinë-Beograd, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Në deklaratën e lëshuar pas takimit nga ana e Bashkimit Europian thuhet se palët, duke avancuar pas marrëveshjes në parim që ishte arritur më 2 korrik të këtij viti, janë pajtuar që nga “Asociacioni Universitar Europian” të kërkohet certifikimi i diplomave të lëshuara nga universitetet e secilës palë, për përdorim nga pala tjetër, lidhur me shkollim apo punësim publik.

Kreu i delegacionit të Serbisë, Borisllav Stefanoviç, tha se kjo marrëveshje është e pranueshme për shtetin serb, pasi ajo “nuk kërkon që të njihen diplomat apo dokumentet e lëshuara në Kosovë, që do të kenë vula apo shenja të së ashtuquajturës Republikë të Kosovës”.

Në deklaratën e BE-së thuhet se palët, gjatë dialogut, kanë mirëpritur edhe përparimin e arritur nga ana e grupeve teknike punuese, përfshirë dhe ato për regjistrin civil dhe lirinë e lëvizjes.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›