Ish-të persekutuarit politik, protestë të shtunën në Tiranë
BERAT -Anëtarët e Shoqatës Mbarëkombëtare të ish-të persekutuarve politik, dega Berat, të mbledhur në paraditen e djeshme, kanë diskutuar rreth problemeve me të cilat po haset kjo shoqatë, duke vendosur që më 26 nëntor 2011, të protestojnë para kryeministrisë në Tiranë lidhur me "mashtrimin e qeverisë për mosdhënien e shpërblimeve". Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", Murat Protoduari, kreu i kësaj shoqate ka deklaruar se nëse qeveria do vazhdojë të hesht, ata do të futen në greve urie. "Shoqata e ish-të persekutuarve dega Berat, i bën thirrje të gjithë të përndjekurve politik në të 12 Prefekturat vendit që të mbështesin protestën tonë në kryeqytet", - konfirmoi mes të tjerave Protoduari.
Ju konfirmuat se më 26 Nëntor do të protestoni përpara kryeministrisë, cili shkaku i kësaj proteste?
Shkak për këtë protestë është mosdhënia e shpërblimit nga ana e qeverisë për të ish-të persekutuarit politik. Shoqata e ish-të persekutuarve është e detyruar që të marrë këtë nismë pasi qeveria prej disa vjetësh po e mashtron këtë shtresë e cila është masakruar nga regjimi komunist. E sot, fatkeqësisht është e neglizhuar…
Cila është masa e shpërblimit që keni marrë deri tani?
Qeveria Berisha për të 8 vjet ka shlyer vetëm një masë të vogël të anëtarësisë së kësaj shoqate, ajo ende s'ka mbaruar dhënien e këstit të parë.
Doni të thoni se e kini humbur besimin për shlyerjen e të gjithë shumës që u është përcaktuar me ligj?
Kryeministri Berisha përpara 3 muajsh deklaroi se ka futur për shqyrtim 3500 dosje, ndërsa lajmi qeveritar i ditëve të fundit na ka befasuar të gjithëve. Ndryshe nga sa u deklarua pak muaj më parë, po nga vetë qeveria për shlyerjen e ish të persekutuarve, këto ditë u deklarua se buxheti i kësaj qeverie për shlyerjen e ish të persekutuarve politik është zvogëluar.
Çfarë do t'i kërkoni qeverisë nëpërmjet protestës tuaj?
Ne si shoqatë i kërkojmë kryeministrit që të mbaj premtimin e dhënë. Ne i kërkojmë kryeministrit që për të pushkatuarit pa gjyq të dëmshpërblehen familjet e tyre, sepse ata janë pushkatuar në emër të popullit. Po kështu kërkojmë që të likuidohet dhënia e këstit të parë dhe të fillojë menjëherë dhënia e këstit të dytë.
Nëse këto kërkesa nuk do të meren në konsideratë?
Nëse qeveria nuk do t'i marrë në konsideratë kërkesat tona, ashtu si ka bërë deri më sot që po flasim, atëherë e vetmja zgjidhje mbetet futja në grevë urie. Shoqata e ish të persekutuarve dega Berat, i bën thirrje Këshillit Kombëtar të shoqatës dhe të gjithë të përndjekurve politik në të 12 prefekturat e vendit që të mbështesin lëvizjen tonë demokratike, me qëllim që të gjithë së bashku, të protestojmë në fundjavë përpara kryeministrisë në Tiranë, si e vetmja rrugë për zgjidhjen e kërkesave tona të ligjshme.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)