Elbasan, lind qingji me 6 këmbë dhe 2 organe gjenitale
ELBASAN-Një tjetër ngjarje e rrallë ka habitur sot banorët e Elbasanit dhe jo vetëm,kur në një fshat të Sulovës, një dele ka lindur dy qingja binjakë, njëri prej të cilëve me gjymtyrë dhe organe të dubluara.
Binjaku mashkull ka lindur me gjashtë këmbë, dy prej të cilave të ngjitura, dy organe gjenitale mashkullore, si edhe dy organe për jashtëqitje.
Emineja, gruaja e familjes Gorica ku ndodhi çudia tregon se prej ditësh e kanë pritur shtimin e tufës së deleve. Delja që lindi binjakët është e racës greke dhe është mbarsur me një dash të racës franceze. Kjo është e treta lindje për të. Ndërsa në dy rastet e tjera edhe pse kanë lindur gjingja binjakë, thotë gruaja, ato kanë qenë normalë.
“ Jemi treguar shumë të kujdesshëm me qengjin monstër, ndërsa këtë fenomen, i pari në zonën tone, e lidhim me rendimentin e pjellshmërisë së deles, ku për çdo vit, ajo lind binjakë dhe i marrim çdo ditë tre litra qumësh”, thotë Emineja.
Për të lindja e qingjit monstër është një ogur i mirë dhe ajo nuk ndjehet aspak e shqetësuar që qingji ka lindur i tillë, pasi edhe kështu, ai do të rritet dhe ndoshta do të theret në rast se asnjë nuk është i interesuar për ta marrë atë si eksperiment, thotë Emineja.
Nuk është hera e parë që ndodhin këto çudira në trevën e Elbasanit. Në vitin 2002, në familjen e Demir Sherlit me banim ne Rrasë te qytezës së Belshit, nga veza e pulës u lind një zog me katër këmbë.
Çudia e rradhës ndodhi në një familje në periferi të Librazhdit, në vitin 2004, ku një gjel bëri vezë. Veza e gjelit, peshonte 95 gram, ndërsa veza normale e një pule peshon vetëm 50-55 gram.
Ndërkohë që një tjetër çudi ka habitur banorët e qarkut në zemër të Shqipërisë, kur në fshatin Polis në Elbasan , dy herë radhazi ka pjellë mushka, ndërsa ka lindur me gjashtë këmbë një dele, pa harruar këtu edhe një viç të lindur pa organe gjenitale.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)