Whitney Houston, i jepet lamtumira e fundit
Sot i’u dha lamtumira e fundit divës së muzikës Whitney Houston, ndërsa ceremonia mortore e cila është mbajtur në kishën e Newark, në lindje të SHBA-së është transmetuar drejtpërdrejtë në disa televizione.
Lajmi u bë i ditur nga pronarja e agjencisë se funeraleve, Carolyn Whigham, të cilës i është besuar organizimi i kësaj ceremonie të veçantë.
Me miliona fansa kanë ndjekur funeralin ditën e sotme, ndërsa nuk ka munguar nëna Cissy dhe vajza e këngëtares, Bobbi Kristina, ku shfrytëzuan rastin për ti bërë nderimet. 
Ndër të ftuarit e tjerë përmëndim dhe aktorin Kevin Costner, i cili luajti përballë Houston në vitin 1992 në filmin e mirënjohur The Bodyguard.
Ai është parë teksa largoheshe nga funerali në drejtim të aeroportit. Familja, përfshirë këtu vajzën Bobbi Kristina, 18-vjeç, së bashku me gjyshen Cissy 78-vjeç, i kanë dhënë lamtumirën e fundit. 48-vjeçarja vdiq të shtunën e kaluar në një hotel në Beverli Hills, vetëm disa orë para se të dilte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.
Houston arriti famën gjatë viteve 80 dhe 90 me hitet si: “Greatest Love of All” dhe I Will Always Love You”. Ajo ka luftuar për vite të tëra varësinë ndaj drogës.