Taksisti u ofron drogë policëve
Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Shën Petersburg, ndërsa forcave të policisë i është ofruar hashash, kjo nga një shofer taksie. Këtë xhest e ka kryer Taleh Gajiev, nga Azerbajxhani, i cili i kishte ofruar drogë dy policëve nga departamenti i hetimeve.
Gajiev i ka pyetur policët nëse duan hashash, ndërsa këta të fundit nuk mbanin uniformën e policisë.
Në përpjekje për ta kapur, njëri nga policët është sulmuar me thikë nga Gajiev.
Ky i fundit tani ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për posedim të lëndëve narkotike dhe sulm ndaj policit.