Dialogu duhet të përfundojë me një marrëveshje historike

Historiani, njëherësh njohësi i rrethanave politike Jusuf Buxhovi, mendon se Serbia edhe pse ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshjen për Veriun e Kosovës, kjo nuk do të thotë se këtu ka përfunduar dialogu, dhe se Serbia ka refuzuar marrëveshjen me Kosovën.
Buxhovi tha për RTK-në se problemi mes Kosovës dhe Serbisë është gjeopolitik dhe gjeostrategjikë. Ai mendon se dialogu duhet të përfundojë më një marrëveshje historike.
“Duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me çështje që nuk zgjidhet brenda natës, është problem i decinjeve. Duhet ta dimë se kjo është një çështje gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Këto bisedime duhet të mbarojnë me një marrëveshje historike shqiptare-serbe, këtë do të kërkoi edhe Bashkësia ndërkombëtare. Ne nuk duhet të ngutemi, duhet ti qasemi me kompetencë problemit”, tha Buxhovi.
Shqiptarët dhe delegacioni i Kosovës nuk guxojnë të kënaqen me pak. Andaj, në këtë kontekst, sipas Buxhovi, Kosova nuk guxon qe ky proces të shkojë në dobi të Serbisë. Madje, sipas tij, gjithë këtë proces, spektri politikë në vend nuk guxon ta shfrytëzojë për përfitime politike.
“Ne duhet të tregohemi të qetë, dhe të mos nervozohemi, ngase është nj maratonë e gjatë. Vlen të theksohet se shqiptarët nuk guxojnë që këtë problem ta shfrytëzojnë për poenë partiake. Këtu nuk është çështja e një partie, apo një qeverie, por kredibiliteti i Kosovës”, tha Buxhovi. /Indeksonline/