Dialogu edhe me tej pa rezultate konkrete

Edhe nje dite tjeter e dialogut dhe perseri mbi 12 ore bisedime ne mes te delegacionit te Beogradit dhe Prishtines ne Bruksel nuk rezultuan me ndonje marreveshje konkrete per dy temat kryesore menaxhimin e kufijve perkatesisht pikekalimeve kufitare dhe perfaqesimin e Prishtines ne takimet rajonale. Kreu i ekipit negociator serb Borislav Stefanoviq thote se Prishtina ishte ajo qe nuk ishte e gatshme per marreveshje
Ata vazhduan me kerkesat e tyre maksimaliste me synimin qe te konfirmojne te ashtuquajturen shtetesine e tyre. Kjo ishte e papranueshme per ne dhe sot ne nuk kemi arritur te biem dakord per zgjidhjen e ceshtjes se kalimeve administrative dhe perfaqesimin rajonal theksoi Stefanoviq. Bildunterschrift Barrikadat serbe ne veri te Kosoves
Kryenegociatori nga Beogradi ve ne dukje se Prishtinen gjate diskutimit per perfaqesimin rajonal e pengon shume termi 1244. Ndersa kur eshte fjala kalimet sipas fjaleve te Stefanoviqit problem paraqet perpjekja e Prishtines per zbatimin e vullnetit te saj qe qytetaret e nacionalitetit serb te qarkullojne me targat dhe dokumentet e tyre si dhe ceshtja e theksimit te simboleve te shtetesise se Kosoves.
A do te kete nje dite trete te bisedimeve
Edhe pse nuk ka pasur marreveshje perfundimtare delegacioni nga Beogradi thone se megjithate eshte shenuar perparim ne te dyja ceshtjet si dhe permiresimi i mundesise per zbatimin e lirise se levizjes e cila duhet te beje te mundur funksionimin normal nepermjet linjave administrative thote Stefanoviq. Ne te njejten kohe ekipi i Beogradit thote se mbetet e perkushtuar per dialogun dhe jane te gatshem per te qendruar ne Bruksel per aq sa ka nevoje me qellimi te vazhdimit te dialogut. Agjencite e lajmeve shkruajne se negociatat mes Prishtines dhe Beogradit mund te vazhdojne gjate fundjaves.
Autor Marina Maksimoviq / Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama