E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtarë të ambasadës amerikanë në Kakavijë, intervistë me të deportuarit

 

Zyrtarë të ambasadës amerikane kanë qenë sot në Kakavijë për të inspektuar kushtet e pritjes se klandestineve që kapen në momente e kapërcimit të kufirit nga pala shqiptare dhe ajo greke. Ata janë fokusuar shumë në mënyrat e intervistimit, veçanërisht viktimat e trafikut njerëzor. Monitorimi i situatës dhe çka mund të bëjë ajo në përmirësimin e saj ka qenë në përgjithësi qëllimi i vizitës së saj në këtë pikë kufitare. Zyrtarët e kësaj ambasade kanë kontaktuar 15 persona deportivë të cilët janë kapur nga pala greke pa dokumenta dhe janë rikthyer sërish në Shqipëri. Ata janë intervistuar për të ditur si trajtohen dhe si priten.Entela Bani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›