E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 8 persona për trafik klandestinësh

 

Pas 6 muajsh hetime Antitrafiku i Fierit ka rënë në gjurmët e rrjetit të trafikut të klandestinëve në Fier dhe Vlorë. Të përfshirë në këtë trafik kanë qenë 8 persona, të cilët kanë përfunduar sot në prangat e policisë, nga forcat antitrafik. Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Almir Troka, Qazim dhe Bledar Kumanaku, Viktor Mataj, Alket Alimataj, Neshat Dinaj dhe Besim Runaj.

Sipas forcave policore të antitrafikut bëhet e ditur se klandestinët merreshin nga Vlora dhe Fieri. Më pas ata 'ndihmoheshin' për të shkuar në Greqi. Për këtë lloj shërbimi të paligjshëm, klandestinët paguanin 1300 deri në 1500 euro për të kaluar kufirin.Mësohet gjithshtu se trafiku bëhej nga Saranda, si nga deti ashtu edhe nga toka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›