E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn: Situata ekonomike në Itali shumë shqetësuese

BRUKSEL- Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn e cilësoi shumë shqetësuese situatën ekonomike në Itali.

"Situata ekonomike është shumë shqetësuese'', deklaroi Rehn.

''Ne duam ta ndihmojmë Italinë për zbatimin e reformave të premtuara. Italia po përballet me një presion të madh të tregjeve'', theksoi ai.

Sipas BBC deklaratat e Rehn “konfirmojnë frikën e liderit të opozitës Bersani, i cili ka deklaruar se “Italia rrezikon të mos ketë akses në tregjet financiare”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›