E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras-Eurogrupit: Firmat, cënojnë dinjitetin kombëtar

ATHINE-BRUKSEL - Kreu i opozitës së djathtë Antonis Samaras reagon menjëherë pas kërkesës së Eurogrup për të një garanci me shkrim mbi implementimin e masave të marrëveshjes së 27 tetorit. 

“ Nuk është në dinjitetin kombëtar", tha Samaras duke kujtuar se e ka deklaruar publikisht qëndrimin e tij.

"Unë kam shpjeguar në mënyrë të përsëritur se zbatimi i vendimeve të Samitit janë të e pashmangshme", tha Samaras. Nuk do të lejoj askënd për të vënë në dyshim thëniet e mia", shtoi ai.

Qarqe të ndryshme në partinë “Demokracia e re” e kanë interpretuar deklaratën si qëllimin e udhëheqësit të opozitës për të mos dhënë garanci me shkrim për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Në një përgjigje të drejtpërdrejtë të Komisionerit Olli Rehn për Antonis Samaras, zoti Rehn insiston në një angazhim me shkrim. 

"Ne jemi duke pritur për garanci me shkrim nga Greqia," tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›