E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu ndërmjet muslimanëve shqiptarw, i domosdoshëm dhe rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve

Nga Ramiz ZEKAJ
Debatet e tanishme midis muslimanëve shqiptarë i konsideroj si situatë të dialogut të munguar, përderisa askush nuk ka marrë iniciativën për të ulur palët e konfliktit në tavolinën e rrumbullakët, edhe pse ballafaqimet sa vijnë e ndizen më shumë, nd?rkoh? q? sinjalet p?r paqe jan? t? pakta.
Dialogu është përvojë e kahershme e njerëzimit, si domosdoshmëri për ti përcjellë njëri-tjetrit idetë, mendimet dhe përvojat. Me dialog njerëzit kanë gjetur rrugën e përbashkët të progresit, si dhe gjuhën e mirëkuptimit. Vetëm nëpërmjet dialogut janë eliminuar konfliktet dhe keqkuptimet midis njerëzve. Si kulturë komunikimi dhe përpjekje për mirëkuptim e bashkëveprim reciprok, dialogu edhe midis shqiptarëve ka funksionuar dhe ndihmuar në vendosjen e bashkëveprimit. Kuvendet, odat e memorandumet, historikisht kanë qenë forma dialogimi dhe zgjidhje problemesh në makro dhe mikro shqiptar: në familje, në lagje, në fshat apo qytet, në rajon e zonë. Duke filluar me Lidhjen e Lezhës, me kuvendet ballkanike, kuvendet e Prizrenit, Pejës, Gërçës, Manastirit, Elbasanit, Vlorës, Lushnjës etj., të gjitha këto janë dëshmi e provë e funksionimit të dialogut nd?rshqiptar dhe të vlerave që ai ka pasur në proceset e progresit t? kombit ton?. Duhet kuptuar se dialogu është dëshirë dhe përpjekje e palëve me interesa të njëjta thelbësore, por me diversitete n? kuptim dhe interpretim të gjërave. Nd?rkoh?, q? në besimin islam dialogimi merr kuptim dhe dimension më të gjerë, që burojnë nga fakti i besimit tek i njëjti Zot, prej të cilit marrim të njëjtat porosi e mësime. Besojnë dhe marrin mësime nga i njëjti Libër i shenjtë, nga Kurani Fisnik; besojnë dhe marrin porosi nga i njëjti profet, nga Profeti Muhamed (a.s.). Sot muslimanët e gjithë botës tubohen rreth të njëjtit besim, mbështeten n? të njëjtat ligje hyjnore, parime e shtylla besimi, zbatojnë të njëjtat praktika e rite fetare. Ata e orientojnë faljen drejt të njëjtës Kibel, kanë interesa, qëllime dhe kuptime të njëjta për botën, jetën dhe shoqërinë. Të gjitha këto janë premisa të fuqishme që muslimanët e gjithë rruzullit tokësor, edhe muslimanët shqiptarë duhet të dialogojnë për të çuar përpara besimin islam dhe së bashku me të, edhe shoqërinë e botën shpirtërore t? të gjithë muslimanëve. Ne duhet të dialogojmë dhe mirëkuptohemi midis nesh, për disa arsye: Së pari: Dialogimi është porosi hyjnore që vjen nga Kurani Fisnik dhe nga Hadithet e Profetit Muhamed (a.s.). Në Kuran Allahu (xh.sh) porosit: Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Më të vërtetë Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e di më së miri ata, që janë në rrugë të drejtë.  (16:125) Ky citat kuranor na ndihmon të kuptojmë se përse duhet të dialogojm? dhe si duhet të dialogojmë. Edhe Profeti Muhamed (a.s.) për të përhapur Islamin zgjodhi rrugën e dialogimit dhe jo të imponimit, bindi të pabindurit, luftoi idhujtarinë, bashkoi muslimanët dhe ndërtoi një shoqëri të re, ku sundonte e vepronte ligji hyjnor dhe mirëkuptimi e harmonia,  si elemente bazë për mbarëvajtjen e shoqërisë njerëzore. Realizoi porosinë që muslimanët duhet të jenë bashkë si gishtat e dorës. Së dyti: Nëpërmjet dialogut te besimtarët muslimanë përcillen të pastra e të padeformuara mësimet e Kuranit dhe sunetit. Kështu që kjo është premisë dhe faktor që muslimanët të ushqehen nga të njëjtat burime. Duke patur parasysh këtu muslimanët e të gjitha kohërave, e të gjitha kombësive, racave dhe në cilëndo pikë të globit që të ndodhen e të jetojnë. Së treti: Nëpërmjet dialogimit, ne bashkojmë dhe unifikojmë veprimet dhe qëndrimet e muslimanëve, në rang botëror, rajonal dhe krahinor, kapërcejmë konfliktet dhe përçarjet. Për këtë na mëson m? s? miri porosia kuranore. Të gjithë mbahuni fort p?r litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kuptoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja, e në sajë të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu ju shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë. (3:103) Sot midis muslimanëve në botë, por edhe në Shqipëri është krijuar një situatë e tillë që kërkon që ky ajet i Kuranit të lexohet, rilexohet të kuptohet mirë dhe të udhëheq gjithë qëndrimet e veprimet e tona. Së katërti: Dialogu na shërben për të qartësuar dhe për të dalluar të mirën nga e keqja dhe për t? siguruar triumfin e së mirës, për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta dhe për t? mbështetur triumfin e së vërtetës. Sot në gjithë botën, edhe në vendin tonë dhe në gjirin e shoqërisë islame, edhe midis muslimanëve shqiptarë janë dukur e figuruar paradokse e antiteza ku duket qartazi se mirëkuptimi është venitur. Fatkeqësisht për këto mospërputhje nuk po gjendet rruga e dialogut, por gjuha e akuzave e sharjeve dhe çuarja e problemeve në dyert e gjykatave. Që dialogu të jetë i suksesshëm të shënojë mirëkuptim e pajtimin dhe jo përçarje, nevojitet  që palët n? dialog të nisen nga qëllime të mira dhe interesa të përbashkëta, nga respekti reciprok dhe pa paragjykime për njëri-tjetrin. Prandaj duhet q? të mos i shmangemi dialogut, i cili ?sht? i domosdosh?m sot m? shumë se kurr?, për të mos shkuar aty ku do tu bënim qejfin atyre q? nuk na duan t? mirën. Atyre që mezi presin për t? na publikuar n? gazeta apo ekrane, siç ishte rasti i emisionit n? Vizion plus, ku nd?rkoh? q? p?rfaq?suesit juridik t? dy pal?ve muslimane debatonin, Tv Vizion nxirrte titrat: sherri midis musliman?ve. Sigurisht, q? ?sht? e pahijshme t? ketë gjëra t? tilla. T? ket? fyerje e sharje publike, që po vihen re kohët e fundit, mes muslimanëve shqiptarë sot. Fatkeqësisht, ka kohë që është i dukshëm fakti se midis p?rfaq?suesve t? institucioneve islame te ne dhe besimtarëve, komunikimi nuk ?sht? n? nivelet e duhura, harmonia dhe uniteti është dobësuar dhe dukuria e përçarjes është evidente. Edhe kjo ka arsyet e veta: Së pari: Një pjesë e muslimanëve shqiptarë nuk e kuptojnë rëndësinë e të qënurit bashkë përballë sfidave, me të cilat përballet Islami në rrafshin ndërkombëtar, por edhe atë shqiptar. Nuk kuptojnë se akuzat dhe lufta aktuale ndaj Islamit kërkon unitet dhe bashkëveprim. Në mjedisin botëror edhe atë shqiptar, cilido musliman e kupton dhe e ndjen dukurinë islamofobe, q? shfaqet her? m? shum? e her? m? pak nga qarqe t? caktuara. Sigurisht, q? sot Islami dhe musliman?t kan? m? shum? miq, por duhet pranuar se ka edhe qëndrime dashakeqe, dyshuese dhe akuzuese ndaj islamit. Cilido në mjedisin shqiptar nuhat kohë mbas kohe atmosferën e helmatisur antiislame. Jo pak figura të njohura te ne, e burizanë kund?rshtar? t? Islamit kanë lëshuar alarmin e rrezikut islamik. Së dyti: Ka midis muslimanëve shqiptar? nga ata që nuk shqetësohen dhe nuk kuptojnë pasojat e përçarjes. Përçarja i bën më kurajozë, e më iniciatorë dhe agresorë, armiqtë dhe kundërshtarët e Islamit që të sulmojnë. Dhe akoma më keq ndaj këtyre akuzave ndihen më shumë zëra të mekur dhe jo një zë i fuqishëm, q? do t? drejtonte besimtarët drejt nj? zhvillimi kulturor e shpirtëror, të cilin aq shumë e kan? t? nevojsh?m. Së treti: Nga përçarja muslimanët humbasin shumë, humbasin vlerat që ofron dialogimi njerëzor dhe lidhja e fortë q? atyre u ka krijuar përkatësia muslimane. Kjo do të thotë se kështu muslimanët humbasin kontaktet dhe komunikimet mes tyre, nuk shkëmbejnë idetë, pikëpamjet, përvojat dhe përpjekjet në zbulimin dhe përgjithësimin e vlerave të besimit Islam.  Së katërti: Nga përçarja lëkunden bindjet dhe idetë e besimit t? masave, vihen në pikëpyetje parimet dhe normat islame, humbet vendosmëria dhe motivi. Duhet kuptuar edhe shpjeguar mirë se përçarja i çon njerëzit drejt m?rzis? dhe mosbesimit. Personalisht, debatet e tanishme midis muslimanëve shqiptarë i konsideroj edhe si situatë e dialogut të munguar, përderisa askush nuk ka marrë iniciativën për të ulur palët e konfliktit në tavolinën e rrumbullakët, edhe pse ballafaqimet sa vijnë e ndizen më shumë, nd?rkoh? q? sinjalet p?r paqe jan? t? pakta. ?sht? shumë e gabuar shmangia e dialogut nga ana e p?rfaq?suesve t? Komunitetit M

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›