Politikan i vjetër, lajm i ri
Nga Majlinda KETA
Projekti i Ri i politikanit të vjetër u shit si lajmi i ri në median e djeshme. I kuruar nën efekte kamerash e zgërdhirjesh politike u plak pa u dhënë ky lajm. Kjo pasi do të ishte më mirë të na tregonte se si politikani i vjetër vazhdonte të dhuronte përsëri, në një tjetër vend, personalisht, e ndërkohë që kjo rrallë të na ofronte një teknikë dhe instrument të ri të bashkëpunimit me individë, grupe e institucione të radhës. Shteti dhe shtetarët e kanë detyrë pajisjen me libra të bibliotekave. Individët dhurojnë. I vjetër shumë politikani, por ende nuk di se sa e vjetër është kjo lloj politike libri në institucionin shkollor. Si ai, dhe shumë të tjerë brenda këtij lloji, që vetëquhen politikanë, kanë të drejtë kur kërkojnë kamera si dhe të pretendojnë se përbën lajm kur kanë djegur e humbur shumë etapa të jetës së tyre pa dhuruar libër ndaj institucionit shkollor. E keqja është se jo pak prej nesh i japin votën pa e pyetur apo pa e provuar këtë rubrikë. Mund tju dukem ambicioze në standard, por njoh dhe shumë të tjerë që e vazhdojnë këtë eksperiencë dhurimi, brenda llojit të politikanëve, dhe nuk kanë marrë as edhe një kamer televizive dhe as rreshta gazetash për ta publikuar. Që një politikan dhuron libra për institucionin shkollor është gjëja më e zakonshme dhe që realisht nuk përbën lajm për ne të tjerët. Kur e paraqesin si lajm kjo synon të diskreditojë politikanin shtetar në shumë karrige. Besoje këtë!
Kujdes, o ti i mjerë politikan që vetëquhesh i tillë pa dhuruar nga biblioteka jote, nga xhepi yt, në mënyrë të vazhdueshme për atë që është më shumë në nevojë! Përpara se ti dhurosh të lutem shih se mos ka qenë detyra jote që me konceptet që na shite për një shkollë europiane duhet ta përfshije në buxhetin që të besuam se do të na nikoqirllisje me aq përkushtim! Lutem që kjo të mos jetë ndonjë e drejtë e jotja e fituar nga decentralizimi! Kam frikë se nuk i je përgjigjur kur të kanë kërkuar bashkëpunim publikisht por dhe ke refuzuar të njohësh e të pranosh se ka pasur shumë të tjerë përpara teje, pa ofiqe e buxhete, por me besim tek shkolla se e kanë bërë dhe bëjnë vazhdimisht këtë sjellje qytetarie. Unë po të kujtoj një rast. Në 2003-2004, komuniteti që dhuroi më shumë libra për shkollën e vet ishte ai përreth shkollës 9- vjeccare Niket Dardani, Tiranë. E njeh besoj faktin se sa i varfër, edhe me komunitet me ngjyrë, është ai, por..u shpall kryemodeli. Ky po që është lajm! Atëherë ti nuk e vlerësove si lajm, pasi të mungonte koncepti dhe modeli yt personal. Unë dhe stafi edukator u krenuam, por më parë dhuruam vetë. Je shumë i vjetër për të bërë lajm, pasi duhet ta kishe konsumuar ditën e parë të punës kur ishe Ministër i Kulturës. Për më keq ti ishe i ftuar për tu bërë Ministër nga një Kryetari Partie që di se ka dhënë edhe me dedikim, në Ditën e Abetares, libra për nxënësit e shkollës ngjitur me pallatin ku banonte. Këtë rast njoh unë por mund të ketë shumë të tjerë. Ndërsa ti, politikan i ri asokohe, nuk ndoqe as shembullin e tij.
Nuk për bën lajm më për askënd sepse janë me dhjetëra konkurrentët e tu në këtë sjellje qytetare. Ata janë qytetarë të varfër por arsimdashës, janë nëpunës shteti jo liliputë pushteti politik, janë botues që e kanë normale këtë lloj dhurate, janë organizata joqeveritare që realisht ndjejnë dhimbje se ku po humb libri mes fëmijësh.
E ke të lehtë të pyesësh edhe të mbeturat e Forumit të Gruas Socialiste që iniciuan dhe dhuruan 5 libra për ccdo fëmijë tw Shtëpisë Zyber Hallulli në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut 2006. Unë dhe familjarët e mijw kemi dhuruar e dhurojmë pa fund libra. Kemi dhuruar se e dimë që shkolla me emrin e Babait të Shtëpisë do të na mallkonte nëse nuk do të ishim të tillë në breza. Po ti, me të njëjtin fat, a e ke bërë? Dua të përgjigjesh PO se ai e ka merituar këtë... Përsëri të them je shumë i vjetër në cilësinë e politikës që propagandon! Të paktën mos më quaj mua dhe miqtë me të cilët kemi vite që e kemi pjesë të sjelljes sonë këtë lloj dhurate, -të vjetër! Je shumë i vjetër që të na shesin ne të rinjve, lajm të ri për një politikë të vjetër qytetare!