Koncepti jam me atë që ka kalanë, i përhapur gjerësisht në politikën shqiptare
Nga Besi Bekteshi
Nga mesjeta e herët, por edhe e vonë e jona, vjen edhe koncepti triumfalist i politikës si të vjetër dhe të re të aplikuar në jo vetëm 18-të vite demokraci, por edhe më përpara.
Për të shkuar në thellësi, duhet të kujtohemi se oportunizmi shpesh herë jo pragmatist, por servilo-përfitues, ka sjellë që mbajtësit e kalasë të jenë sundimtarë jo vetëm të mureve, por edhe të shpirtit të ndrydhur aspak rebelues, të një pjese të madhe të individëve që kishin mundësi të dilnin mbi zakonin e kokës së ulur dhe nënshtrues edhe atëherë kur historia kërkonte ndryshim. Ka pasur zotërues jo vetëm të kalave, kullave dhe shtëpive të mëdha që kanë shkuar me mendjen e tyre nga gabimi në faj dhe nuk janë kundërshtuar, sepse jo vetëm nuk ishin të talentuar për të qenë të lirë por kishin edhe të nënshtruar përfitues që lirinë nuk e dëshironin sepse ishin më mirë në lirinë e të qënit të sunduar, por me pak privilegje më shumë, se të tjerët më poshtë tyre. Ndërsa në Europë, kanë këputur koka mbretërish me revolucione dhe kapërcime ideore dhe jetësore koherente, në vendin tonë sundimtarët kanë ngrënë kokat e njëri tjetrit ose i ka ngrënë lufta, apo sundimtari i madh jashtë vendit. Ato pak lëvizje që ishin në fillim shekulli me përmasa më të mëdha dhe masa më të mëdha pjesëmarrëse, nuk kishin në bazë daljen nga parimi kush ka kalanë, por ndërhyrjen e të tjerëve jashtë për të marrë kalanë e atij që e ka. Patjetër përjashtim bën lëvizja për pavarësi që brenda kalasë së kalbur osmane arriti të themelojë shtetin e sotëm shqiptar. Natyrisht që ka pasur sundimtarë më vizionarë, por mentaliteti i krijuar më poshtë tyre ishte që kush kishte kalanë duhej patjetër të ishe me të. Ndryshe nuk ka!!! Fatkeqësisht kjo ka ndodhur gjithmonë dhe është praktikuar ashpër edhe nën një diktaturë si ajo e Hoxhës, i cili ishte një sundimtarë i tillë kalaje, por që kishte veshur qyrkun e ideologjisë marksiste-leniniste. Më tepër ishte një sundues kalaje se sa sundimtar ideologjik, por gjithsesi shoqëronte për të forcuar pushtetin edhe me ideologji kalanë e tij, e cila ishte mesjetë e ngjizur me bolshevizëm, jo të sinqertë.
Mirëpo ky eksperiment i gjatë afro 50-të vite, ka lënë së bashku me traditën e bajraqeve, pashallarëve, bejlerëve injorantë dhe kopukëve me mure të trasha, por pa brendi në thelb, një trashëgimi të jashtëzakonshme dhe negative, që na largon nga Europa kur vjen puna për tu bërë më racionalë dhe koherentë. Nuk mund të mos pranoj se ka pasur bie fjala, pashallarë të shkëlqyer që kanë ditur të jenë edhe zotër të kalasë, por edhe të shkëlqyer në administrim, duke mos dashur të operojnë me rreth rrotullakë që vetëm mendonin si të ishin me atë që ka kalanë. Shkodra ka të tillë, dhe nga dinastia e Bushatllinjve janë disa syresh, që aleancat e kishin më shumë të zgjeruara se sa rrotullakët afër qytetit. I gjithë ky mentalitet që thotë jam me atë që ka kalanë është i ngulitur edhe në pluralizmin shqiptar dhe absolutisht në të gjitha partitë shqiptare. Rebelimet janë po në të njëjtën linjë, sepse janë shumë pak ose aspak në drejtimin që ky kalambajtës dhe kjo kala kështu e administruar tashmë, nuk janë më për tu respektuar. Por kanë qenë në linjën do të jemi me kalambajtësin dhe po mundëm ti fusim stërkëmbësin, do të fitonim po të njëjtin post dhe për më tepër, do të ishim po i njëjti sundim. Kështu kanë qenë kalambajtësit në komunizëm që hanin kokat e njëri tjetrit duke filluar nga Enveri që i hëngri të gjithë dhe pastaj me Koçi Xoxen që kërkonte të hante Enverin, apo shumica që ishte me Enverin dhe duke qenë me atë që ka kalanë, nuk përtonin të hanin edhe veten apo shokët në përgjithësi. Në këtë linjë pasha i madh Hoxha, hante edhe për qejf, komunist mbas komunisti, gjeneral pas gjenerali, sepse në masën poshtë e dinte se kishte derrbederrë që aprovonin dhe ishin gjithmonë me atë që kishte kalanë dhe kalanë në buzë të Adriatikut e kishte Enveri. Nga mentaliteti i rajasë që ishte gjithmonë me sundimtarin që qëndronte në kala, janë pushkatuar politikisht, ideologë idealist dhe patriotë, janë pushkatuar gjeneralë të studiuar jashtë shtetit me doktrinat ushtarake nga më të mirat dhe që e lanë Shqipërinë me Lej-Fenë në ushtri, gjë që shihet edhe sot e kësaj dite politikisht dhe ushtarakisht dhe produkt ka qenë edhe 97- ta edhe Gërdeci.
Në momentin kur sundimtari i kalasë merrte qëndrimin, rajatë largoheshin menjëherë nga viktima dhe e linin vetëm atë nën dhëmbët e diktatorit dhe sundimtarit të pa mëshirshëm. Por nuk ka ndryshim sot e kësaj dite. Mbase nuk kanë mundësinë për të vrarë edhe pse katastrofat e tilla kanë ndodhur, por në përgjithësi kështu është edhe sot.
Të gjitha partitë tona janë kala të sundimtarit dhe të rrethuara nga raja që nuk bëjnë asgjë tjetër, por vetëm mekanizmin që ai që ka kalanë ta mbajë atë përjetësisht dhe duke ngrënë apo mbyllur gojën atyre që kanë një sens rebelimi ndaj sundimit.
Cila parti e pluralizmit shqiptar nuk ka sundimtar në dy aspekte, kohë zgjatje dhe çarje apo largim të kundërshtarëve? PD- ja me 18 vite kryetar Sali Berishën dhe daljen e disa partickave dhe individëve apo edhe rifutjen si djem plangprishës në gjirin e atij që ka kalanë? PR- ja që duket sikur ka ndërruar kryetar, por që në fakt ka pasur fatin të ketë në fillim një plak që e ka ditur se çfarë do të thotë të jesh pashë? Partia Socialiste me drejtimin disa vjeçar të Nanos që ishte sundimtari më modern i kalasë rozë në të kuqe, por që në përfundim ka sot një parti të tipit unë jam ndryshimi dhe ai është që o me kalanë time, o jashtë saj për të pasur sot shembullin me të mirë në parti se jam me atë që ka kalanë? Sot është PS- ja që ka në devizë këtë të drejtë zakonore tipike ballkanike dhe shqiptare dhe në zbatim të vazhdueshëm. Pastaj janë edhe më të voglat si PSD, me kryetar të përjetshëm kalaje dhe po ashtu edhe shumë të tjera që nuk bien shumë në sy, por janë shumë me keq me parimin poshtë jam me atë që ka kalanë dhe i kanë partitë kala me mure të trasha dhe brenda këtyre mureve rajatë që nuk bëjnë asgjë tjetër, por i bëjnë fresk kryetarit që ngjason si dy pika uji me sundimtarët e dikurshëm të kalave, kullave, bajraqeve dhe shtëpive të mëdha. Por janë akoma më keq, sepse në fakt, shumë kala, kulla dhe bajraqe, kanë pasur një sistem trashëgimie dhe prone, në muret e tyre rrethues apo dyert e rënda. Po, kanë pasur shpesh herë të drejtën e pronësisë. Kurse sot, jo vetëm që këtë pronësi nuk e kanë, por arrijnë me informalitetin e tyre partiak që kanë, një pronësi partiake dhe të grumbullit të rajave që i ka kthyer partitë e tyre në të personalizuara rëndshëm dhe ku nuk mund të ketë dhe nuk ka demokraci e kushtetushmëri partiake të zbatuar. Sundimtarët politikë shqiptarë, nuk kanë pranuar asnjëherë që në parti të zbatojnë dy parime thelbësore të botës perëndimore.
I pari parim është fraksioni në parti dhe që institucionalizon mendimin ndryshe dhe oponencën politike në parti. Pse nuk e bëjnë? Nuk e bëjnë, sepse e duan partinë kala, ku të sundojnë kryetarët dhe të mbështeten nga rajatë e tyre. Sepse e duan pronë të cilën nuk e meritojnë dhe nuk e kanë trashëgimi, por që e përdorin si të tillë. Nuk e bëjnë fraksionin legal në kushtetutat partiake, sepse kështu duan të veprojnë edhe në pushtet. Si pasojë e kësaj, kanë dalë partickat e vogla që nuk kanë mundur të mbijetojnë dhe të rriten, sepse po të njëjtin model të partisë nga kanë dalë, kanë ndjekur. Kjo është arsyeja pse të rebeluarit e PD-së bie fjala, nuk kanë bërë hajër në madhësitë numerike. Për këtë, tallen edhe me parimin e dytë demokratik që është parimi një anëtar një votë që kthen individin, nga anëtari numër, në një individ me personalitet partiak dhe vendimmarrje reale, anëtarin e partisë. Sa janë tallur deri më tani me këtë parim, disa parti kanë adoptuar!!!? Më e bukura është se këtë parim, e kanë adoptuar si diçka trendy që aplikohej pa provuar një herë të vetme fraksionin në parti. Po si ka mundësi të aplikosh një parim modern, kur nuk ke pranuar të aplikosh atë bazë, që është fraksioni dhe që i jep mundësinë dy apo më shumë kundërshtarëve, t