ISHP jep alarmin për sëmundjen e shekullit, identifikohen 10 raste të reja me SIDA

Specialistët e shëndetit publik dyshojnë dhe për 1500 të prekur me Hiv/Aids, të padeklaruar zyrtarisht
Në 3 mujorin e parë të 2009, konstatohet një numër i madh të personave që kanë rezultuar të infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse, SIDA, duke e çuar në total numrin e të prekurve në vend, në 312. Megjithëse Shqipëria është një vend me prevalencë të ulët, krahasuar me vendet e tjera Evropiane, gjithsesi shifrat tregojnë për një rritje të numrit të të infektuarve në krahasim me një vit më parë. Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, bënë të ditur për gazetën SOT, se numri i personave të diagnostikuar me SIDA për tremujorin e parë të 2009, është 10. Për sa i përket nivelit arsimor të të infektuarave, konstatohen raste nga ato që nuk fare arsim, deri tek personat që janë me arsim të lartë. I njëjti realitet paraqitet edhe për sa i takon nivelit ekonomik, çka do të thotë se personat e prekur i përkasin të gjitha shtresave sociale. Për vitin 2009, ne kemi diagnostikuar 10 raste të infektuar me hiv/aids. Nga këto, katër raste i pikasin seksit femër, ndërsa 6 të tjerët janë meshkuj. Ndërkaq, vihet re një tendencë fenimizimi në personat e infektuar, një lloj balancimi gjinor në rastet e të prekurve. Të diagnostikuarit e këtij viti, i përkasin grup-moshës 35-45- vjeç. Kështu, deri më tani nuk janë diagnostikuar raste fëmijësh të prekur. Përgjithësisht, rreth 60% të raste, infeksionin e kanë marrë jashtë vendit, kurse pjesa tjetër brenda, u shpreh për gazetën SOT, Marjeta Dervishi, doktoreshë pranë ISHP. Ndërsa në numrin në total të të diagnostikuarve në Shqipëri, fatkeqësisht konstatohet se 75-90 % nga te infektuarit me Sida janë prej moshës 25 deri më 45 vjet, moshë e cila është me e përshtatshme dhe me e volitshme për aktivitetet shoqërore dhe ekonomike. Veç të tjerave, Dervishi theksoi se rrugët kryesore, nga të cilat është transmetuar virusi HIV, janë marrëdhëniet seksuale të pa kontrolluara, transfuzioni i gjakut i pa testuar më parë nga laboratorët përkatës, gjithashtu kjo sëmundje ngjitet edhe nga përdorimi i përbashkët i shiringave, sidomos në mesin e personave të varur nga droga, të cilët përdorin shiringat e njëjta dhe se fundi sëmundja e Sidës përhapet dhe kalon nga nëna e infektuar në embrionin e saj. Nga ana tjetër, ajo sqaroi se pamjaftueshmëria që ka vendi ynë për gjak ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e tij, çka do të thotë se për aq kohë sa numri i dhuruesve vullnetarë do të jetë i ulët edhe gjaku është i pasigurt për qytetarët. Ndërkaq, meqë pjesa më e madhe të të infektuar me HIV janë emigrantë, shkaku themelorë për rritjen e numrit të prekur, është mungesa e informacionit nga kjo shtresë për rrezikshmërinë e kësaj sëmundje dhe kontaktet seksuale të pa kontrolluara. Ndërkaq, sa i përket trajtimit për të sëmurët, Dervishi bërë të ditur se tashmë janë plotësuar mundësitë për një trajtim të mirë dhe bashkëkohorë të kësaj kategorie të sëmurësh me antiretroviralet e duhura. Megjithatë, Sida është sëmundja më vdekjeprurëse e kohës, për të cilën të rinjtë shqiptarë nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth saj. Ndërkohë, vlen të ritheksohet se nga kjo sëmundje kanë humbur jetën mbi 24 milionë njerëz, shumë kjo më e madhe se numri i të vrarëve të dy luftërave botërore. Megjithatë, tendenca në rritje e numrit të rasteve të infektuar me virusi Hiv në vendin tonë, kërkon domosdoshmërinë për sensibilizimin e popullatës, në mënyrë të vazhdueshme dhe funksionimin më efektiv të Qendrave të Këshillimit dhe të Testimit Vullnetar.
Rreziku i rasteve të padiagnostikuara
Shifrat zyrtare të bëra publike të numri të të infektuarve me Sida, janë absolutisht të pasakta, sepse mendohet se numri më i madh i të prekurve me Hiv-Aids, të padeklaruar si të tillë, mendohet se shkon deri në 2 000 persona. Të dhënat e bëra publike zyrtarisht nga ISHP, përfshijnë vetëm personat e diagnostikuar nga ky sektor. Megjithatë, ende nuk ka një studim të mirëfilltë, ku të deklarohet një shifër e saktë, lidhur me numrin e personave që mendohet të jenë infektuar nga virusi HIV. Ky është një objektiv mjaft i vështirë, pasi shumë persona janë neglizhent ndaj testimit. Numri i personave të infektuar të padeklaruar, janë kategoria që përbëjnë një rrezik serioz për infektimin personave të tjerë me këtë virus.
Last Updated on Thursday, 26 March 2009 12:42