E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, kurajë për të mos bllokuar zgjerimin



Zgjerimi i BE-së në periudhën 2004 – 2007, nga 15 vende në 27 të tilla, është një vendim për të cilin qeveritë e vendeve anëtare të BE-së duhet të ndihen krenare. Por, kohët e fundit perspektiva e zgjerimit duket e zymtë, qoftë edhe për shkak të sjelljeve kokëforta që paraqesin disa prej vendeve aplikante.

Për këtë mani duhet mbajtur parasysh manifesti i kryetares se kristiandemokratëve gjermanë - Kancelares Anxhela Merkel - që është miratuar si mantra e zgjedhjeve të qershorit për Parlamentin Evropian. Në të thuhet që për shkak se zgjerimi i BE-së kërkon përpjekje të jashtëzakonshme “BKD-ja (Bashkimi Kristian-Demokrat) përkrah për momentin një fazë konsolidimi, gjatë së cilës forcimi i identitetit të BE-së dhe institucioneve të saj duhet të marrë precedencë mbi zgjerimin e mëtejshëm.

Sigurisht, që BKD-ja bën një përjashtim për Kroacinë, pranimin e së cilës nuk

kërkon ta vonojë. Por, anëtarësia e Kroacisë, sidoqoftë paraqitet problematike, për shkak se Sllovenia kërkon lëshime lidhur me një mosmarrëveshje për kufirin e përbashkët detar [me Kroacinë].

Për ketë arsye bisedimet për pranim janë shtyrë në dhjetor. Sigurisht, retorika e rritur nacionaliste ka kufizuar hapësirën për kompromis. Të gjitha vendet e BE-së e njohin dhe kuptojnë shfrytëzimin që Sllovenia i bën statusit të saj si anëtare në BE, por kjo e fundit është një organizatë e cila vepron mbi bazë të konsensusit dhe për këtë arsye Sllovenia ka gjithmonë arsye.

Po kështu, edhe Qiproja – apo siç njihet ndërkombëtarisht qeveria e Qipros Greke e ishullit të ndarë. Qipriotët grekë po pengojnë procesin e anëtarësimit të

Turqisë në BE. Ata në fakt, gjithmonë kanë qenë kundër këtij anëtarësimi. Jo vetëm kaq, por ata e përdorin anëtarësinë për të përfituar ndaj Turqisë në një kompromis të mundshëm me qipriotët turq për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së ishullit. Për më tepër që ata janë të ndërgjegjshëm që Presidenti i Francës, z. Sarkozi dhe Kancelarja e Gjermanisë, znj. Merkel janë kundër pranimit të Turqisë si anëtare me të drejta të plota.

Në mbrojtje të pozicionit të tyre, qipriotët grekë shënojnë edhe praninë e 30,000 trupave turke në veri të ishullit. Në kontrast të plotë me këtë, nuk ka asnjë rrezik ushtarak, për të cilin Greqia heziton të avancojë aspiratën e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për t’u anëtarësuar në BE. Ky vend është kandidat që në vitin 2005, por Greqia kundërshton përdorimin e termit “Maqedoni” nga kjo e fundit, me arsyen se një gjë e tillë përbën rrezik për integritetin territorial,

trashëgiminë kulturore dhe identitetin kombëtar.

Athina ka penguar fillimin e bisedimeve, duke mos dhënë konsensusin që

Komisioni Evropian të japë një opinion nëse Maqedonia është apo jo e gatshme për anëtarësim. Por përgjegjësi nuk ka vetëm Greqia. Për të demonstruar një gjë të tillë, është një episod i çuditshëm që ka të bëjë me – nga të

gjithë njerëzit – Aleksandrin e Madh. Udhëheqësit maqedonas kanë emërtuar një pjesë të rrugës trans-evropiane veri-jug, Aleksandër. Është një mënyrë për të lidhur udhëheqësin e lashtë maqedonas, si hero të lidhur me vendin e tyre dhe me shumicën sllave në këtë vend. Kur këto lajme mbërrijnë në Bruksel, udhëheqësit këtu nuk kanë se si të mos bëhen pesimistë. Nuk do të kishte gjë më të sigurt se kjo për të zemëruar akoma më tepër grekët.

Shpresat e Bosnje-Hercegovinës për në BE po dëmtohen nga rivalitetet e brendshme mendjengushta të udhëheqësve politikë nacionalistë. Por, në rastin e Serbisë është Holanda që bllokon rrugën për në BE. Holandezët duan që serbët të dorëzojnë në Hagë Ratko Mlladiçin, udhëheqësin në arrati të serbëve të Bosnjës, i cili është akuzuar për krime lufte të kryera gjatë viteve ‘90. Vende të tjera të BE-së mendojnë që Serbia ka bashkëpunuar mjaftueshëm që të meritojë zbatimin e marrëveshjes për stabilizim dhe asocim, një hap mjaft i rëndësishëm për pranim që Serbia ka ndërmarrë, duke nënshkruar me BE-në prillin e vitit të kaluar. Por edhe një herë, rregulli i konsensusit na thotë që asgjë nuk do të ndodhë nëse Holanda apo 26 vendet e tjera të hapin rrugë.

Historia e zgjerimit të BE-së ka treguar se kur kushtet ekonomike në Evropë përkeqësohen, mbështetja politike dhe e opinionit publik për vendet kandidate zvogëlohen.

Asnjëherë, që nga 1945-a, kushtet nuk kanë qenë kaq serioze siç janë sot. Por, BE-ja duhet t’i thërrasë kurajos dhe të mos bllokojë zgjerimin.

Vendet e Ballkanit dhe Turqia politikisht janë vende të brishta, ekonomikisht të prekshme, por strategjikisht të rëndësishme për Evropën. Nëse ato marrin mesazhin se janë të padëshirueshme, çmimi që BE-ja do të paguajë, do të jetë akoma më i madh.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›