E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu pozitë-opozitë, Meta: Funksionon në rast se kërkesat janë kushtetuese

Tiranë, 31 janar NOA Zëvendëskryeministri
dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për
shtyp me anë të së cilës ka akuzuar kreun e opozitës Edi Rama si përgjegjës
kryesor të krizës politike në vend, ndërsa theksoi se dialogu mes pozitës dhe
opozitës nën drejtimin e presidentit të Republikës, mund të funksionojë vetëm nëse
kërkesat nuk janë antikushtetuese.

Meta i quajti si jo të sinqertë qëndrimin e
Partisë Socialiste ndaj rezolutës së KiE-së.

Shqipëria do të ecë në rrugën e
estabilitetit. Shqipëria nuk mund të eci përpara duke shkelur Kushtetutën, deklaroi
Meta.

Ndërkohë ai ka folur edhe për vendimin e
Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë, duke
e cilësuar atë një vendim që nuk diskutohet.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›