E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Xhaçka: Me refuzimin e dialogut, Berisha po mban bojkotin dhe po thellon krizën

Tiranë 31 janar NOA Deputetja e Partisë
Socialiste, Olta Xhaçka ka reaguar sot për deklaratën e ministrit të Jashtëm,
Ilir Meta i cili u shpreh sot se kreu i socialistëve, Edi Rama është përgjegjësi
kryesor për krizën politike në vend, ndërsa theksoi se Berisha po mban bojkotin
duke refuzuar dialogun.

Sot doli sërish Ilir Meta, që deri dje
kërkonte vota për të larguar Sali Gërdecin.

Doli sot për të nxjerrë gjuhën e Saliut nga
goja e tij, duke përsëritur të njëjtat justifikime që dëgjojmë çdo ditë kundër
transparencës së zgjedhjeve.

Ne i përsërisim Sali Berishës, të mos e
rëndojë krizën, por ta lexoj mirë alarmin ndërkombëtar për rrezikun e
destabilizimit të vendit dhe të angazhohet personalisht dhe publikisht për
tryezën e dialogut të Presidentit tha Xhaçka e cila shtoi se duke refuzuar
dialogun, Sali Berisha po mban bojkotin dhe po thellon krizën që ka mbërthyer
vendin.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›