E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e tre vëllezërve, irritohen banorët e Vidohovës, në proteste për kapjen e autorit

Korçë, 31 janar NOA - Vrasja e tre vëllezërve
jo vetëm që ka shokuar banorët e fshatit Vidohovë në Devoll po ka irrituar atë
të cilët kanë kërkuar kapjen e autorit të krimit i cili dyshohet të jetë Besim
Karaj, dhëndër në këtë fshat.

Madje banorët e fshatit Vidohovë kanë zgjedhur
protestat për të detyruar policinë të kapë sa më parë autorin e masakrës që
tronditi dy ditë më parë opinionin publik.

Vrasje e tre vëllezërve, Tualant Xhulian dhe
Etlevan Mulliri të moshës, 23, 20 dhe 18-vjeçare pavarësisht motivit të saj ka
shkaktuar revoltë të banorët e zonës të cilët ka reaguar sot me protesta për
të kërkuar arrestimin e autorit të krimit makabër.

Banorët kanë dalë sot në sot në rrugën që lidh
Bilishtin me Vidohovën dhe nuk kanë lejuar asnjë makinë të kalojë rrugën.

Për banorët ka qenë e pakapërcyeshme krimi që
shuajti një familje duke vrarë të gjithë fëmijët e saj.

Sipas policisë e cila ka zbardhur motivet e
ngjarjes, autori Besim Karaj ka vrarë vëllezërit pasi njëri prej tyre ka pasur
lidhje intime me bashkëshorten e tij.

Përpos motivit, banorët shprehen të irrituar për
veprimin ekstrem të autorit i cili vrau edhe vëllezërit e tjerë që nuk kishin
lidhje me të.

Ndërkohë që Besim Karaj është shpallur në
kërkim dhe forca të shumta të policisë prej dy ditësh janë angazhuar për të
kryer kapjen e tij.

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e
fundit edhe vëllai i tretë i familjes Mulliri i cili ndërroi jetë një ditë më
parë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›