Tiranë, ekzekutohet me armë zjarri një rom

Tiranë, 31 janar NOA/Urgjent- Një vrasje ka
ndodhur para pak minutash në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në zonën
e Xhamllikut në Tiranë kur një person është qëlluar me armë duke gjetur
vdekjen e menjëhershme.Policia mbërriti menjëherë në vendin e
ngjarjes ku dhe ndodhet aktualisht për këqyrjen e provave.
Burime nga vendngjarja thanë se viktima është
nga komuniteti rom dhe u qëllua me armë zjarri.
Ende nuk dihen motive dhe shkaqet e këtij
krimi.
Vijon...
k.k/NOA