“Dialogu, themeli i vlerave të BE”

Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi promovon një tur kulturor në mbarë vendin me qëllim promovimin e vlerave evropiane
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ka promovuar pasditen e së martës një tur kulturor që do të zhvillohet në mbarë vendin, me qëllim promovimin e vlerave evropiane.
Në një konferencë për shtyp, Sequi, ndonëse nuk i është referuar në mënyrë direkte palëve politike, ka deklaruar se dialogu përbën themelin e vlerave evropiane. “Dialogu është vlera kryesore e Bashkimit Evropian. Edhe harmonia nuk bën përjashtim nga këto vlera. Nëpërmjet këtij turi koncertesh ne dëshirojmë të promovojmë idenë që ju t’i afroheni Evropës”, u shpreh Sequi.
Më herët gjatë muajit, ambasadori i BE-së i bëri një rezyme asaj çfarë është arritur
Dialogu është vlera kryesore e Bashkimit Evropian.
Sipas tij edhe harmonia nuk bën përjashtim nga këto vlera. “Ne dëshirojmë të promovojmë idenë që ju t’i afroheni Evropës”. Ai u shpreh se, Shqipëria ndodhet në një situatë politike krejt ndryshe nga ajo e nëntorit, por kërkoi që palët t’i përmbaheshin marrëveshjes së vitit të shkuar.
Duke u ndalur në 4 prioritetet e para, ato politike, Sequi vlerësoi përmbylljen e reformës zgjedhore, por kërkoi që ajo të zbatohet dhe mos të mbetet një ligj vetëm në letër.
Sequi tha se heqja e imuniteteve është vetëm njëra anë e medaljes, ndërsa ana tjetër sipas tij është të luftuarit e kulturës së korrupsionit. “Heqja e imuniteteve është një hap i rëndësishëm, por qartësisht nuk është e mjaftueshme. Kurrë nuk do të jetë e mjaftueshme. Lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë e gjithanshme dhe në vetvete është një proces”, theksoi Sequi.