E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senatori Max Cleland – Fahri Balliut: “Heqja e imunitetit, një kredo morale e fuqishme për mazhorancën”

01-08-2012 / Gazeta 55

Senatori dhe sekretari amerikan i Shtetit për Monumentet e Luftës, zt Max Cleland priti në zyrën e tij dhe shtroi një darkë zyrtare për nder të botuesit Fahri Balliu në hotelin historik Hay Adams në Uashington DC

Shkrimtari dhe publicisti Fahri Balliu, po zhvillon një vizitë në SHBA, i ftuar nga senatori Xhon Kerri. Në axhendën e vizitës parashikohen një sërë takimesh në Kongresin Amerikan, me përfaqësues të botës së medias e të lobingut, si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA. Në kuadër të kësaj vizite, Senatori dhe sekretari amerikan i Shtetit për Monumentet e Luftës, zt Max Cleland e priti dje publicistin Fahri Balliu në zyrën e tij dhe shtroi një darkë zyrtare për nder të botuesit në hotelin historik Hay Adams në Uashington DC. Gjatë darkës, senatori Max Cleland u interesua për historinë dhe kulturën shqiptare si dhe për zhvillimet aktuale të politikës.
Zoti Balliu, gjatë darkës bëri një përshkrim të hollësishëm të zhvillimeve të rëndësishme në Shqipëri, suksesin e reformave të qeverisë “Berisha” si dhe përpjekjet parlamentare për të bindur opozitën të votojë heqjen e imunitetit. Senatori Cleland e çmoi shumë përpjekjen e mazhorancës për shndërrimin në ligj të kësaj iniciative. Kjo, shtoi ai, është një kredo morale e fuqishme për të sotmen dhe të ardhmen politike të mazhorancës së kryeministrit Sali Berisha.
Gjatë darkës, senatori Cleland rezervoi disa surpriza për të ftuarit, siç ishte dalja në taracë me lejen e forcave të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë si dhe pamjen e zbritjes së helikopterit presidencial në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, shoqëruar nga një eskortë helikopterësh.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›